Sekretari amerikane i Shtetit, Mike Pompeo tha se së shpejti pritet vendimi për sanksionet amerikane ndaj Turqi,së duke shtuar se disa janë të lidhura direkt me arrestimin dhe paraburgimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, liruar pak ditë më parë.
“Ne do të marrim një vendim së shpejti”, tha Pompeo gjatë një vizite në Ankaras, ku ndodhej dhe për çëshjten e gazetarit të zhdukur saudit në Stamboll.
“Është logjike që tani të hiqen sanksionet dhe kam për ta diskutuar këtë me Presidentin Trump”, tha kreu i diplomacisë amerikan.
Brunson ishte në qendër të një konflikti të ashpër diplomatik midis Ankarasë dhe Uashingtonit.
Ai u akuzua për pjesëmarrje në komplot, kur iu vërtetua ndikimi në grushtin e shtetit të korrikut 2016, duke qenë i afërt me grupimin FETO të klerikut Gylen.
Gjykata në Izmir e dënoi me tre vjet dhe 1.5 muaj, dënim që e kishte plotësuar me arrestimin që nga viti 2016, duke patur dhe uljet e mundshme. /tesheshi.com/