Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Liria e fesë/ “Qeveria nuk u ka kthyer akoma pronat e vjedhura nga regjimi komunist”

by te Sheshi
17/05/2017
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Liria e fesë/ “Qeveria nuk u ka kthyer akoma pronat e vjedhura nga regjimi komunist”

Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për lirinë e fesë ose besimit, Ahmed Shaheed, gjatë një vizite në Shqipëri vlerësoi politikat dhe praktikat e qeverisë shqiptare për promovimin dhe mbrojtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend.

Megjithatë, ai vëren se shoqëria shqiptare, e cila është e pasur me fe të ndryshme, përballet me shumë sfida, përfshirë këtu konsolidimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe social, si edhe sfidat që lidhen me globalizimin e shpejtë, dhe u bëri thirrje autoriteteve që të trajtojnë çështjet e pazgjidhura që e kanë zanafillën që prej vitit 1967, vit kur Shqipëria u bë zyrtarisht shtet ateist.

“Liria e fesë ose besimit është një realitet praktik në Shqipëri. Bota mund të mësojë shumë nga përvoja shqiptare lidhur me respektimin e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë ose besimit, dhe arritjes së harmonisë ndërfetare”, tha Z. Shaheed në fund të misionit të tij të parë faktmbledhës në vend, i realizuar nga data 8 deri më 17 maj.

Eksperti vuri në dukje se Shqipëria është një shoqëri ku janë të pranishme shumë fe, me një të kaluar shumë të trazuar, me persekutim intensiv dhe sistematik të të gjitha feve pas fundit të viteve ‘60, kur institucionet fetare u zhdukën realisht në vend dhe ku të gjitha shprehjet publike të fesë u shuan deri në vitet ‘80.

“Shumë çështje që lidhen me abuzimet e kryera para përfundimit të regjimit autoritar në vitin 1990 mbeten ende të pazgjidhura, siç është kthimi i pronave të konfiskuara dhe të shkatërruara, ose të përdorura për qëllime të tjera nga shteti,” theksoi Raportuesi. “Megjithatë, shprehja e lirë, vullnetare dhe e respektueshme e ndjenjës fetare qëndron në zemër të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, e cila përbën tipar dallues të situatës së lirisë së fesë ose besimit në Shqipëri sot”.

“Rrethanat dhe predispozita që e ushqejnë dhe promovojnë harmoninë ndërfetare në Shqipëri janë unike dhe ka shumë shembuj të praktikave të mira si në politikat qeveritare, ashtu edhe në angazhimin e komunitetit, të cilat mund të shërbejnë si udhëzime për komunitetin ndërkombëtar”, tha z. Shaheed.

Midis tyre eksperti vuri në pah qëndrimin neutral të shtetit ndaj komunitetevefetare në vend dhe angazhimin pozitiv, të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës të komuniteteve fetare me shtetin. Ai tërhoqi po ashtu vëmendjen tek kuadri ligjor i shëndoshë, i cili e garanton lirinë e fesë për të gjithë në të gjitha dimensionet e veta; promovimin e qëndrimeve shoqërore lidhur me respektin e ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare dhe besimeve të ndryshme; dhe angazhimin e mirëfilltë shoqëror ndaj solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërfetar.

Raportuesi i Posaçëm vuri gjithashtu në dukje rindërtimin e shpejtë të infrastrukturës fetare dhe ringjalljen e lidershipit shpirtëror që ka ndodhur që nga viti 1990 dhe shprehu shpresë në lidhje me mungesën e dukshme të mobilizimit politik përgjatë vijave fetare. “Në këtë drejtim, u rekomandoj autoriteteve shqiptare të shpejtojnë kthimin e pronave për të rritur kapacitetin e komuniteteve fetare për të kryer funksionet e tyre”, u shpreh ai.

“Shkalla e lartë e martesave ndërmjet feve të ndryshme dhe përzierja sociale, politike, ekonomike dhe e banimit, si dhe numri shumë i vogël i rasteve të raportuara të diskriminimit për shkak të fesë ose besimit, sugjerojnë se etosi i “të jetuarit së bashku” në respekt dhe harmoni të ndërsjellë nuk është vetëm një slogan, por një vlerë e thellë për shumë shqiptarë”, nënvizoi eksperti.

“I bëj thirrje qeverisë që të vazhdojë trajektoren e vendit drejt konsolidimit demokratik, veçanërisht drejt konsolidimit të shtetit të së drejtës,” tha Raportuesi i Posaçëm. “E inkurajoj qeverinë të ndjekë dimensionet e përparësisë së strategjisë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht duke prezantuar edukim qytetar të respektueshëm mbi fetë, menaxhimin e diversitetit në rritje të fesë dhe investimet në përfshirjen sociale.”

Gjatë vizitës së tij 10-ditore në Shqipëri, Z. Shaheed u takua me anëtarë të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, diplomatë të huaj, organizata të të drejtave të njeriut, komuniteteve fetare dhe grupeve të pakicave në shumë takime të organizuara në Tiranë, Kavajë, Korçë, Girokastër dhe Shkodër.

Raporti përfundimtar i Raportuesit të Posaçëm do të paraqitet përpara Këshillit të të Drejtave të Njeriut në mars të vitit 2018./tesheshi.com

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
Lindja e Mesme

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Next Post
Kur Lulzim Basha ishte i preferuari i amerikanëve dhe prishja për një betejë që nuk ishte e tij

Negociatat/ Një amerikan po bën “përkthyesin” e Ramës e Bashës

Vogëlushja kërcen këngën e preferuar, s’ndalet nën tingujt e muzikës

Vogëlushja kërcen këngën e preferuar, s'ndalet nën tingujt e muzikës

Zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë: Do t’i fitojë LDK, VV apo “UÇK”?

Zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë: Do t’i fitojë LDK, VV apo “UÇK”?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni