Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Liri Lubonja: Maks Velo, ky meskin e frikacak!

by te Sheshi
19/09/2015
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Liri Lubonja: Maks Velo, ky meskin e frikacak!
5
SHARES

Këto ditë Maks Velo ishte sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik me disa deklarime polemizuese teksa promovonte një ekspozitë të tijën si piktor. E tëra kjo ngjau e u zbeh brenda pak orësh, falë disa zhvillimeve politike të ethshme. Deklarimet në formë shfrimesh, adresuar ish-kolegëve të Arteve Figurative gjatë kohës së sistemit komunist, të cilët i akuzon si varrmihës të jetës së tij me denoncimet tek stukturat e partisë dhe të sigurimit të shtetit për llojin e artit që bënte, duke e çuar në burg, kishin si gjithnjë dhe pak prani të elementit fetar, posaçërisht atij islam, në një përzierje të pakuptueshme për ta kuptuar se me kë e ka të keqen në të vërtetë ky njeri. Por ndoshta ky do mbetet një mister jo i sqaruar, të cilin ai ka për ta marrë me vete në varr.

Ndërkohë që shfrimet e tij kanë pa dyshim një valencë të lartë antikomunizmi, që më shumë se për arsyen e viteve të burgut, e shpërfaqin si një njeri të cilin bindjet e tij të betonta kundër “të kuqve” i japin të vetmin shkëlqim të padiskutueshëm karakteri.

Por a është vallë kështu?

Jo publikisht, por privatisht, nuk janë të paktë ata të cilët nuk e honepsin dot  Velon, po aq sa ky i fundit ata. Dhe këtu nuk është fjala për njerëz dosido, por për individë me pozitë të njohur publike, përfshirë dhe ish-të përndjekur politikë, e, pa dyshim, antikomunistë me nam. Dhe sigurisht jo për arsye politike, por gjithherë për arsye karakteri. Vetmia emblematike e Velos është shenja më e dukshme e kësaj, që nuk ka arsye të ngatërrohet me koklavitje të brendshme intelektuale. Dhe drejtuesit e një emisioni mëngjesi të një kanali të njohur televiziv, të cilët ditë më parë e patën të ftuar Velon me rastin e ekspozitës, u treguan profesionalisht naivë kur nga fundi i bisedës e shpallën atë (më shumë drejtuesja femër), si një njeri të rrallë, me të cilin çdo grua do kishte qenë me fat po të bashkëjetonte, çka nuk kishte ndodhur në realitet.

Këtu vlen t’i bëhet e njohur publikut një konsideratë për Maks Velon, të cilën shumë pak njerëz mund ta dinë ose mund ta kenë pikasur. Eshtë e Liri Lubonjës, e cila, po ashtu si Maksi, u ndëshkua rëndë politikisht, me burrin e një fëmijë të përfunduar në burg, ndërsa vetë u syrgjynos si armike në fshatrat e Lezhës, ku kaloi një pjesë të mirë të jetës.

liri-lubonja-4

Në nisje të librit të saj memuaristik, “Larg dhe mes njerëzve” (f.6), ka një pjesë ku rezervon diçka dhe për Velon. Pa shumë nëntekste, ajo e rendit atë tek njerëzit meskinë e frikacakë:

“Brenda dy-tre muajve të parë të 1973-shit ngjarjet ishin rrokullisur deri këtu. Në fjalën që mbajti Enver Hoxha në Presidiumin e Kuvendit Popullor më 9 janar, u ndje se mllefi i tij nuk kufizohej vetëm ndaj Festivalit të 11-të, për të cilin u bë aq zhurmë ato ditë të ftohta dimri. Te përmendja e dy poezive të Xhevahir Spahiut si poezi me prirje ekzistencialiste që imitonin Sartrin, shumëkush ndjeu se ai do ta shtrinte goditjen dhe në fushën e letërsisë, e pse jo, të artit dhe kulturës në përgjithësi. Komentet e atij fjalimi krijuan atmosferën e një rreziku dhe shqetësimi që unë e Todi filluam ta ndjejmë gjithnjë e më shumë. Mbrëmjeve, kur dilnim për shëtitjet e zakonshme,  duke menduar se Todi, si i kritikuari direkt për festivalin, duhej të kishte dijeni, na ndalonin në rrugë miq e të njohur të interesuar, të cilët donin të dinin ndonjë hollësi. Një nga pyetjet më shqetësuese ishte: ‘Deri ku do të vejë kjo punë?’ Askush nuk e dinte, aq më pak ne. Ata që ndalonin ishin tipa gjithfarësh. Shumica na shfaqnin simpatinë, por kishte dhe meskinë e frikacakë, të trembur më shumë se të tjerët. Njëri prej tyre ishte Maks Velo, që i thoshte Todit: ‘Ç`na bëtë, ishim mirë!’. Këta na u larguan të parët.”    

A ky, pra, është antikomunizmi genuin i Maks Velos?!

Në fakt, pas këtyre rreshtave ngjan ndryshe. Fjalët e Liri Lubonjës sugjerojnë që ai me penelin ndër duar t’i ketë kaluar një bojë përsipër antikomunizmit të tij epik, mbase për t’ia ndezur ngjyrat!

Floriri mund të jetë dhe kallp, por mjerë kujt i mbetet në dorë!

/tesheshi.com/

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Shkodra në protestë kundër aksionit të qeverisë ndaj informalitetit: ndal masave drastike

Shkodra në protestë kundër aksionit të qeverisë ndaj informalitetit: ndal masave drastike

Fëmija lind para kohe dhe me probleme, falë së ëmës arrin të ecë (ja çfarë bëri ajo)

Fëmija lind para kohe dhe me probleme, falë së ëmës arrin të ecë (ja çfarë bëri ajo)

Turqia sqaron refugjatët e mbledhur në kufirin me Greqinë: në Europë janë mbyllur kufijtë

Turqia sqaron refugjatët e mbledhur në kufirin me Greqinë: në Europë janë mbyllur kufijtë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni