Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

    Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

    Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

    Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

    Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

    Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

    Zyrtari serb, me gjuhë perëndimori ndaj UÇK-së

    Zyrtari serb, me gjuhë perëndimori ndaj UÇK-së

    Mbytjet në sezon: vija bregdetare greke si varr!

    Mbytjet në sezon: vija bregdetare greke si varr!

    Bloomberg: Pse Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë dëmshpërblim nga Murdoch?

    Bloomberg: Pse Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë dëmshpërblim nga Murdoch?

    Verdikti i drejtësisë franceze për këtë libanez pro-palestinez

    Verdikti i drejtësisë franceze për këtë libanez pro-palestinez

    Refuzimi nga Shqipëria për qendra emigrantësh, Londra josh Shkupin

    Refuzimi nga Shqipëria për qendra emigrantësh, Londra josh Shkupin

    Izraeli godet fortesën katolike në Gaza

    Izraeli godet fortesën katolike në Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lira Bojku: Përse shkruaj, përse lexoj, përse s`jetohet dot pa letërsi…

by te Sheshi
29/07/2015
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Lira Bojku: Përse shkruaj, përse lexoj, përse s`jetohet dot pa letërsi…

Lira Bojku është ndër penat e talentuara të letërsisë në Maqedoni. Në një intervistë dhënë për tesheshi.com, ajo flet për librat, pasionin e leximit dhe të të shkruarit, si dhe për atë “Pse”-në e madhe që e ysht njeriun të jetojë me botën e librit…      

Bisedoi: Artlind Reçi  

Çështja se pse shkruajmë i preokupon të gjithë, këtë e shtron edhe Sartri, pse shkruani Lira dhe pse zgjodhët pikërisht tregimin si zhanër?

Shkruaj ngaqë nuk di se si ndryshe, mbase ashtu gjej paqe me vetveten, ashtu më kënaqet shpirti, ashtu plotësohem. Shkruaj fillimisht për veten time e pastaj për të tjerët. Shkruaj sepse  nuk ka agoni më të madhe se sa të mbash një storje brenda vetes, storje që pret të shkruhet dhe kërkon prej teje të ulesh dhe ta shkruash. Shkruaj sepse një ditë kur nuk do të jem, do të jetojë ajo që kam besuar dhe kam ndjerë. Shkruaj sepse në atë mënyrë jeta ime bëhet një jetë më e bukur dhe më e ndritshme për ta jetuar…Në fund të fundit ky është pasurimi i jetës së atyre që do e lexojnë punën time dhe pasurimi i jetës sime po ashtu.

Ka dhe një thënie që thotë “si fëmijë, disa prej nesh pëlqenin magjinë dhe fantazinë më shume se realitetin, dhe u bënë shkrimtarë”! Mbase kjo ndodhi edhe me mua, sepse botën utopike e gjeja vetëm tek shkrimi.

Unë shkruaj kryesisht prozë por herë-herë edhe proza poetike. Libri im i parë ‘’Këpucët e kuqe’’ është përmbledhje tregimesh. Iu qasa botës së artit pikërisht me “tregimin” – njërin nga zhanret më të vështira të letërsisë, ngaqë gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vështirë, mendoj që kur e mbizotëron atë pastaj gjithçka tjetër duket më e lehtë.

Çfarë sinjifikon për ju letërsia?

Në këtë rast do kisha cituar vetëm një thënie të Bukowskit: “Pa letërsi, jeta do ishte ferr.”

Çfarë dëshironi t’i komunikoni lexuesit përmes shkrimit tuaj?

Shkrimet e mia e kanë për temë dashurinë. Zgjodha ta trajtoj këtë temë sepse desha në një mënyrë ta ngjyros botën ashtu siç mendoj unë se duhet të jetë dashuria. Desha ta bëj të kuptueshme të pakuptueshmen, të shkruaj për heshtjen, për atë që ndjehet e shpesh lihet u pa thënë.  Në një mënyrë e trajtoj vetë jetën, atë që i ndodh gjithsecilit, shkruaj për gjithë ato që kam dëgjuar, parë apo lexuar, për atë që ma kanë treguar, atë që e kemi ëndërruar. Personazhet dhe ngjarjet janë imagjinare, të fortë e të idealizuar, sikurse të cilët duam të bëhemi një ditë por edhe njerëzit e dobët, si të cilët nuk duam të bëhemi apo të jemi, shkruaj për fjalët që nuk kemi guxim t’i themi, fjalët që i themi e pendohemi pse s’i thamë ndryshe, duke i shtuar gjithë kësaj imagjinatën… Unë thjesht jam një rrëfyese që dua të rrëfej tregime, unë nuk e rrëfej jetën time por jetën në të gjithë format e saj njerëzore. Unë rrëfej për dashurinë që lind por dhe që arratiset, dashurinë e pastër por dhe të çmendur, dashurinë e gabuar, atë fatale, dashurinë e përhershme, dashurinë e asnjëhershme…dhe gjithë peripecitë që e shoqërojnë atë. Këtë dhe shumë më shumë se kaq do gjejë lexuesi tek shkrimet e mija.

Cila është volia (çasti i përshtatshëm) për të shkruar?

Mendoj se te secili shkrimtar është ndryshe. Unë nuk është se kam ndonjë çast të përshtatshëm apo periudhë të caktuar te ditës ose javës. Thjesht kur më vjen MUZA dhe kur e ndjej se kam diçka për ta nxjerr në letër ulem dhe shkruaj. Por kjo nuk ndodh çdo ditë e as kur dua unë.

Çfarë u motivon më së shumti?

Ëndrrat dhe synimet e mia janë motiv shtytës për të arritur sukses që do të lerë gjurmë. Dëshira për të përparuar dhe për të mësuar po ashtu. Unë nuk jam në paqe me veten time deri sa nuk bindem se jam duke punuar me përkushtim dhe potencial të plotë. Ushqehem me rezultatet dhe arritjet, andaj të bëj një punë që më plotëson dhe të arrij  në fund rezultatin e dëshiruar, ky është motivimi im kryesor për më tutje.

Cilat janë pasionet tuaja përveç shkrimit?

Pasion kryesisht i kam artet e bukura. Përveç shkrimit… vizatimin, leximin dhe fotografinë.

Raportet qe keni me lexuesit tuaj?

Raportet me lexuesit  janë shumë të mira, janë pikërisht lexuesit ata që më motivojnë të vazhdoj të shkruaj. Përkrahja e tyre, mesazhet dhe kritikat pozitive, fjalët e mira… tani më dhe kam faqen time personale në Facebook “Кëpucët e kuqe”-Lira Bojku pikërisht për të qenë me afër lexuesve.

A u pengon që shpesh u identifikojnë me shkrimtarin tonë të njohur Fejzi Bojku që kaq bukur shkruan për më të dashurit tanë, fëmijët?

Përkundrazi, kjo gjë më nderon, natyrisht ai është babai im dhe unë në një mënyrë apo tjetrën kam trashëguar diçka nga talenti i tij, por ne të dy kemi drejtime të ndryshme, shkruajmë për mosha të ndryshme dhe zhanre e tematika të ndryshme. Ky identifikim që ju e bëni, mua ma trefishon përgjegjësinë duke pasur parasysh krijimtarinë dhe përvojën e tij në letërsi ndërsa unë jam vetëm një fillestare në këtë fushë.

Është bërë famë që shkrimtarët nuk lexojnë shkrimtarët tjerë, ju nga shkrimtarët e huaj cilin preferoni por pse jo edhe nga ata shqiptarë?

Unë nuk do pajtohesha me këtë thënie, në fakt, mendoj që për tu bërë shkrimtar fillimisht duhet të kesh lexuar shumë dhe të vazhdosh së lexuari ende më shumë. Lexoj shumë dhe çdo libër që më bie në dorë apo që ma rekomandojnë. Varet shumë nga disponimi p.sh. kur dua të relaksohem lexoj Paulo Coelhon apo diçka të stilit të tij, kur dua diçka më interesante Dan Broën. Ka shumë shkrimtarë të mirë që vlen të lexohen, qoftë të huaj apo shqiptarë. Momentalisht e lexoj ‘Sikur Ana’- nga Rudina Xhunga. /tesheshi.com/

Related Posts

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën
Intervista

Chris Hill, mesazhe trishtuese për Kosovën

14/06/2025
Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?
Intervista

Çdo të thotë të raportosh nga Gaza për një shpirt të paepur gazetari?

17/07/2025
Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Next Post
Obama shpërndan fotografinë e termocentralit Kosova B

Obama shpërndan fotografinë e termocentralit Kosova B

Fotoja e tmerrshme që ka bërë xhiron e botës: fëmijët jetojnë me qentë në kafaz dhe pinë nga uji i tyre

Fotoja e tmerrshme që ka bërë xhiron e botës: fëmijët jetojnë me qentë në kafaz dhe pinë nga uji i tyre

Kur peshqit e mëdhenj kritikojnë ata të vegjlit për shpenzime

Kur peshqit e mëdhenj kritikojnë ata të vegjlit për shpenzime

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

Gjykata franceze rrëzon ndalimin e burkinit në plazh: Shkelje e lirive, jo mbrojtje e rendit publik!

19/07/2025
Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

Hamasi, mesazh për negociatat e ngecura në Katar dhe liderët arabë

19/07/2025
Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

Ana e errët e turizmit shqiptar: miliona drejt importit, fermeri ynë me gisht në gojë!

19/07/2025
Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

Izraeli, delikuenca e një shteti të dehur: as ata që e krijuan s’e frenojnë dot!

19/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Bota dhe Rajoni
  • Analizë
  • Reportazhe
  • Retro
  • Arkiva
  • Redaksia
  • Kontakti

Na ndiqni