Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lindur dhe vdekur nën Putinin: fati i Igorit me shokë…

Adoleshentët rusë që po “lënë kokën” në Ukrainë: Na hodhën direkt në këtë m.t!

by te Sheshi
13/04/2022
in Konflikti, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Lindur dhe vdekur nën Putinin: fati i Igorit me shokë…

Julia Ivkina do të kishte preferuar që burri i saj të ishte marangoz dhe jo ushtar. Ndërsa pandemia holloi tregun e punës, 18-vjeçari Igor Ivkin besonte se puna në ushtri ishte alternativa më e mirë për të siguruar një të ardhme për ata të dy.

Menjëherë pasi çifti nga qyteti perëndimor i Pskov u martua, Igor u regjistrua në ushtri në shkurt 2021. Ai ende nuk ishte në dijeni se Julia ishte shtatzënë.

Ai nënshkroi një kontratë për një periudhë të caktuar kohore dhe një vit më vonë vdiq në luftime të rënda pranë Kharkivit, në mes të agresionit rus të Ukrainës. Shtatë muaj e ndanin atë deri në ditëlindjen e tij të 20-të.

Ata erdhën me një certifikatë vdekjeje

“Njerëzit nga departamenti i rekrutimit më informuan për vdekjen e tij. Ata erdhën me një certifikatë vdekjeje më 25 mars. Ai u varros më 30 mars në fshatin e tij të lindjes, Vorontsovo,” i tha Ivkina, 24 vjeç, Moscow Times, një portal i pavarur rus i zhvendosur në Amsterdam që nga futja e një ligji që ndalon raportimin e lirë në Rusi.

Igor Ivkin është një nga të paktën 25 adoleshentët ushtarakë rusë që vdiqën në luftimet në Ukrainë, thekson gazeta, duke iu referuar njoftimeve zyrtare dhe atyre në rrjetet sociale.

Rusia ka konfirmuar se 1,350 ushtarë janë vrarë në luftimet në Ukrainë që nga fillimi i agresionit, por burime të pavarura thonë se numri i tyre, si dhe ai i ushtarëve adoleshentë të vrarë, është shumë më i lartë. Ushtarët e rinj të vrarë në Ukrainë i përkasin të ashtuquajturve “Brezi i Putinit”, i lindur gjatë qeverisjes së tij 22-vjeçare.

Shumë prej tyre nuk kanë përvojë ushtarake dhe janë shumë më të rrezikuar në fushat e betejës, shpjegon eksperti ushtarak Pavel Luzin.

“Kur je 18 ose 19 vjeç, nuk ke aq frikë nga vdekja sa kur je më i rritur. Dhe përveç kësaj, me shumë testosterone në gjak, bën marrëzira”, shtoi Luzin.

Numri i saktë i adoleshentëve në ushtrinë ruse është sekret, por ka mundësi që mijëra prej tyre të luftojnë aktualisht në Ukrainë.

“Fëmijë! Ne jemi fëmijë. Na morën në moshën 18 vjeç!”, thanë disa prej tyre para

Captured Russian soldiers answer media questions at a press conference in the Interfax news agency in Kyiv, Ukraine, Saturday, March 5, 2022. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

kamerës muajin e kaluar gjatë një sulmi në qytetin ukrainas Sumy.

“Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka asnjë ide për ne dhe as nuk e di se çfarë po bëjmë këtu. Ne jemi hedhur direkt në këtë mut,” bërtisnin ushtarët e rinj në kamera.

Shumë nga këta të rinj iu bashkuan ushtrisë përmes rekrutimit të rregullt. Shërbimi ushtarak njëvjeçar është i detyrueshëm në Rusi për të gjithë meshkujt e moshës 18 deri në 27 vjeç. Por të rinjtë nga qytetet e mëdha dhe ata që i përkasin shtresës më të pasur e të mesme arrijnë të shmangin rekrutimin duke u regjistruar në kolegj ose me ryshfet.

Prandaj, shumica e të rekrutuarve janë të rinj më të varfër nga qytete dhe fshatra më të vegjël në të gjithë Rusinë.

“Ai thoshte se shmangia e ushtrisë nuk është një opsion,” tha Ivkina për burrin e saj.

Ushtarët më të rinj rusë të vrarë në Ukrainë ishin 18-vjeçarë, si Ilya Kubik, i cili u zhduk në luftime disa muaj para ditëlindjes së tij të 19-të. Ai mbërriti në fushën e betejës nga qyteti siberian Bratska, 3000 kilometra larg.

David Arutunyan vdiq në moshën 18-vjeçare nga zjarri i artilerisë ukrainase. Ai mbërriti në Ukrainë nga Republika Ruse e Buryatia-s, në kufirin me Mongolinë. Motivet e këtyre të rinjve për t’u futur në ushtri janë të ndryshme, nga ato ekonomike deri tek ato patriotike. Ivkina pretendon se burri i saj udhëhiqej gjithashtu nga një ndjenjë detyre.

Urdhrin e Trimërisë morën edhe disa ushtarë adoleshentë, mes të cilëve edhe 18-vjeçari Arutunjan. Ai u dekorua pas vdekjes për shpëtimin e bashkëluftëtarit të tij, gjatë së cilës humbi jetën.

“Për ushtarët rusë të vrarë në luftë do të flitet gjithmonë me një ton tragjik dhe heroik. Shumë njerëz nuk duan të besojnë se fëmija i tyre vdiq kot”, shpjegon Allyson Edwards, një eksperte britanike për militarizmin rus dhe edukimin patriotik.

Ekzistojnë gjithashtu prova se rekrutët janë të detyruar të nënshkruajnë kontrata, duke e bërë më të lehtë për autoritetet ushtarake vendosjen e tyre në zonat e luftës.

“Ata përpiqen t’u bëjnë shpëlarje truri duke u thënë se ushtria ka nevojë për ta. Ata i pyesin se çfarë do të bëjnë në fshatin e tyre, çfarë do të bëjnë në jetë. Dhe pastaj njerëzit nënshkruajnë një kontratë,” shpjegon Luzin.

Kaos dhe indisiplinë

Ka dëshmi të shumë prindërve të ushtarëve të rinj se në prag të sulmit në Ukrainë, disa prej tyre u detyruan të nënshkruanin një kontratë. Olga Larkina, drejtore e Komitetit të Nënave të Ushtarëve, tha për faqen e internetit Medusa se prindërve u ishte thënë se ishin marrë nga oficerët ushtarakë.

“Dokumentet e tyre kanë një vulë dhe kaq. Tani ata janë ushtarë me kontratë,” tregon Larkina.

Sipas Luzhin, rekrutët u dërguan gjithashtu në fushat e betejës në Çeçeni në vitet 1990 dhe në Gjeorgji në 2008. Zyrtarët rusë pranuan muajin e kaluar se disa rekrutë ishin të pranishëm në Ukrainë, por thanë se ishte një gabim dhe përgjegjësit do të ndëshkoheshin. Sipas disa raporteve, me vështirësi të mëdha logjistike, në radhët e ushtarëve rusë mbretëron morali i ulët dhe ngurrimi për të luftuar.

Julia Ivkina pretendon se burri i saj nuk kishte ushqim të mjaftueshëm dhe se ishte dëshmitar i paaftësisë ushtarake para vdekjes së tij.

“Ai po bëhej gjithnjë e më i frustruar për shkak të kaosit që mbretëronte në ushtri, humbjes së plotë të indisiplinës dhe faktit që ata thjesht po humbnin kohën e tyre gjatë gjithë kohës”, tha Ivkina.

Disa javë para fillimit të agresionit, Ivkin u kthye në shtëpi nga Kursk, ku ishte vendosur, për të parë vajzën e tij të porsalindur. Por në ditën e katërt të pushimit të planifikuar 10-ditor, ai mori një telefonatë nga komandanti që të kthehej menjëherë në njësinë e tij.

“Fëmija ynë ishte vetëm dy javësh. Ai e pa atë, e mbajti në krahë. Jam e lumtur që ai mundi ta bëjë këtë,” tha Ivkina. /tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Nëse Le Pen fiton: Distancimi nga NATO, afrim me Rusinë

Nëse Le Pen fiton: Distancimi nga NATO, afrim me Rusinë

Zaev: si u kthyem nga armiq në miq me grekët

Zaev: si u kthyem nga armiq në miq me grekët

Brukseli përballë Moskës me “diplomacinë e ushqimit”

Brukseli përballë Moskës me “diplomacinë e ushqimit”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni