Një 30-vjeçare e diagnostikuar me kancer lind fëmijën e dyte por vetëm tre ditë më vonë ajo nuk ia doli dot dhe ndërroi jetë. Nëna e një vajze 4 vjeçe, solli në jetë fëmijën e saj të dytë 3 muaj para kohe kur zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.
Danielle Janofsky dhe bashkëshorti i saj Max Janofsky ishin martuar prej 5 vjetësh dhe kishin një vajzë. Ata mësuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë në shtator.
Në shkurt, kur Danielle ishte 6 muajshe shtatzënë, gjatë një kontrolli mjekësor zbuloi se melanoma (kancer i lëkurës) me të cilën 30-vjeçareja ishte diagnostikuar 2 vjet më parë, ishte shfaqur sërish dhe këtë radhë shumë agresive.
Mjekët zbuluan se tumori ishte përhapur në të gjithë trupin e 30-vjecares. Më 27 shkurt Danielle e humbi betejën e saj kurajoze me kancerin që zgjati vetëm 3 javë. Tri ditë përpara se të largohej përgjithmonë nga jeta, Danielle solli në jetë djalin e saj, Jake, që peshonte vetëm 0,5 kg pasi kishte lindur 3 muaj para kohe. I vogli mbijetoi!/tesheshi.com/