Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ligji kundër terrorizmit: version i masave që sollën masakrën e Parisit të vitit 1961

by te Sheshi
20/10/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ligji kundër terrorizmit: version i masave që sollën masakrën e Parisit të vitit 1961

Renditet mes veprimeve më gjakatare të represionit shtetëror kundër protestuesve paqësorë në historinë europiane, por pak e mbajnë mend këtë tmerr.

Më 17 tetor, 1961, në muajt e fundit të luftës algjeriane, me mijëra demonstrues pro pavarësisë së Algjerisë, marshuan përmes bulevardeve të hijshme të kryeqytetit francez. Ata kërkonin të nxisnin fundin e një konflikti që dukej i përjetshëm dhe të ngrinin zërin kundër getoizimit me të cilin përballen shumë njerëz në Francën metropolitane.

Por, asnjë prej këtyre qëllimeve nuk u arrit: forcat franceze të sigurisë shpejt zbritën drejt turmave në një konfrontim të përgjakshëm, madje duke hedhur edhe trupat në lumin e Senës kur mbaruan punën e tyre. Disa historianë thonë se policia vrau pothuajse 200 njerëz. Por askush nuk mund ta thojë me siguri.

Ky vit, nuk përbën ndonjë përvjetor special të “masakrës së Parisit”. Por për disa, sidomos në komunitetet me shumicë arabe dhe muslimane, ka rëndësi. Protestuesit algjerianë të vrarë në vitin 1961, u sulmuan bazuar mbi një klauzolë të të njëjtit ligj që presidenti Emmanuel Makron tashmë, me pak rishikime, e ka shndërruar në ligj të përhershëm: gjendja e jashtëzakonshme. Për arabët dhe muslimanët në Francë ky ligj është një kujtesë e dhimbshme e një të kaluare edhe më të dhimbshme.

Makron dhe administrata e tij kanë përfshirë në ligj nenet e gjendjes së jashtëzakonshme që lejojnë autoritetet administrative të kërkojnë dhe të ndalojnë të dyshuarit për terrorizëm pa urdhër nga gjykata, kjo, sipas tyre, si mjeti më i sigurtë për të ndalur valën e dhunës terroriste që ka marrë më shumë se 230 jetë në këtë vend që nga fillimi  i vitit 2015.  Masat e gjendjes së jashtëzakonshme janë në fuqi që prej të nesërmes së sulmeve të nëntorit në Paris, në vitin 2015. Dy javë më parë, dhoma e ulët e parlamentit francez votoi, me shumicë dërrmuese, për të shtrirë shumë nga masat për një kohë të pacaktuar.

Por, gjendja e jashtëzakonshme e Francës ka një histori të qartë që është thelbësisht e lidhur me të kaluarën koloniale të vendit dhe sidomos me makthin e asaj nate tetori të vitit 1961.

Gjatë fazave të hershme të luftës algjeriane për Pavarësi, qeveria franceze në vitin 1955, miratoi një ligj që do t’u mundësonte autoriteteve të shtypnin trazirat revolucionare. Në një territor që së fundmi mbulon gjithë Francën metropolitane, autoritetet mund të ndalonin revolucionarë të dyshuar algjerianë të mblidheshin në publik dhe të shkëmbenin ide. Në fillim të tetorit 1961, fuqia e gjendjes së jashtëzakonshme përfshinte ndalim-qarkullimin gjatë natës vetëm mbi punonjësit algjerianë, që në atë kohë, ishin të gjithë qytetarë francezë. Ishte pjesërisht edhe për shkak të këtij diskriminimi që u mblodhën aq shumë njerëz për të protestuar natën e 17 tetorit.

Duke e parë ngushtësisht, nuk kishte asnjë “lidhje direkte” midis vetë ligjit dhe sulmit mbi protestuesit algjerianë, thotë Sylvie Thénault, historiane me ndikim në Francë e pavarësisë algjeriane e cila ka shkruar për gjendjen e jashtëzakonshme. Masakra ishte vepër e shefit të asaj kohe të policisë së Parisit, Maurice Papon, të njëjtit njeri që gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte zbatuar deportimin e rreth 1600 hebrenjve të Bordosë drejt vdekjes në kampet naziste të përqëndrimit. Pasi u rrit në rangun e ministrit të shtetit, Papon u dënua më pas për krime kundër njerëzimit, në vitin 1998.

“Kishte një element racist, diskriminues  në ligj, por kishte edhe dimensione të tjera në këtë vepër, si vrasja e kundërshtarëve politikë”, thotë Thénault. “Në një nivel të gjerë të përgjithshëm, sidoqoftë, mund të thuhet se gjendja e jashtëzakonshme luajti një rol në masat e jashtëzakonshme që u përdorën për të veçuar dhe izoluar algjerianët”.

Për Yasser Louati, aktivist me ndikim për liritë civile, historia flet vetë dhe qeveria franceze, duke kaluar një version të të njëjtit ligj, ka dërguar një mesazh të qartë ndaj popullsive arabe dhe muslimane të vendit. Ai e përcakton kështu: “Do të thotë se jetët e tyre nuk vlejnë shumë”.

“Kjo ishte masakër nga policia, vrasje e më shumë civilëve në çdo vend në botën perëndimore që prej Luftës së Dytë Botërore dhe mbetet e vërtetë sot e kësaj dite”, thotë Arun Kapil, akademik francez për historinë koloniale që jep mësim në Universitetin katolik të Parisit. “Dhe kjo ndodhi në një demokraci perëndimore”, shton ajo.

Si pikë krahasimi, të paktën 91 hebrenj u vranë në vitin 1938, në atë që u quajt Kristallnacht, në gjithë Gjermaninë, dhe të paktën 155 studentë u vranë në vitin 1989 në sheshin Tiananmen.

“Cili është ndryshimi midis asaj kohe dhe situatës tani”, pyet Louati. “Ne nuk na nevojiten më të shohim sesi vriten njerëz nëpër rrugë, pasi kemi me mijëra kontrolle që zbatohen pa urdhër gjykate, për shkak se njerëzit raportohen nga fqinjët apo kolegët e tyre”.

Shumë muslimanë e perceptojnë luftën e Francës kundër terrorizmit si një shtypje të muslimanëve me një emër të ri, dhe statistikat tregojnë se ka një të vërtetë pas kësaj.

Që prej nëntorit 2015, policia franceze ka ndërmarrë afërsisht 4 mijë kontrolle në shtëpi dhe ka vendosur gati 400 njerëz në arrest shtëpie, sipas statistikave të mbledhura nga Amnesty International.

Por, sipas të dhënave të përpiluara nga organizata kundër Islamofobisë në Francë, e cila është krijuar për të përballur diskriminimin, rreth 25 për qind e këtyre kontrolleve në shtëpi përfshijnë muslimanët. Ky komunitet besohet se përbën jo më shumë se 10 për qind të popullsisë totale.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Diskutim në Librarinë e Kongresit amerikan: Shtypi shqiptar pas komunizmit dhe si ka rënë besueshmëria e lajmit në shtet

Diskutim në Librarinë e Kongresit amerikan: Shtypi shqiptar pas komunizmit dhe si ka rënë besueshmëria e lajmit në shtet

Pavarësia e Katalonjës, Madridi gati të ndërhyjë forcërisht

Pavarësia e Katalonjës, Madridi gati të ndërhyjë forcërisht

Si të dallojmë gripin nga ftohja

Si të dallojmë gripin nga ftohja

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni