Presidenti i është rikthyer gjuhës së ashpër dhe kontraverse të kohëve të fundit, qyshse ka nisur një luftë të hapur me mazhorancën, duke qenë njëherësh hapur krah opozitës.
Duke kundërshtuar paralajmërimin për një ligj të posaçëm që do i kufizonte kompetencat presidentit, Meta kërcënoi, deri duke sjellë si shembull dhe atë që po ndodh në Bjellorusi.
“Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk do ti shkojë mendja që presidenti i këtij vendit mund të frikësohet që të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit.
Mirë apo keq, ju e keni presidentin, por edhe sikur mos ta kishit, jam i sigurt që gratë të Shqipërisë do ua kalonin grave të Bjellorusisë.
Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur kushtetutën. Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i LSI-së.
Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndajë para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen”, tha kreu i shtetit gjatë një dalje për shtyp. /tesheshi.com/