Juventus e ka mposhtur Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Torino, duke fituar me rezultat të ngushtë 2:1.
Golin e parë për Juven e shënoi Alvaro Morata, mirëpo shifrat i barazoi Cristiano Ronaldo. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Carlos Tevez, i cili shënoi nga penalltia.
Tashmë pritet ndeshja e kthimit që besohet se do të jetë po aq spektakolare sa kjo e para. Realit do i duhej dhe një fitore minimale, por kur është fjala që përballë të kesh Juventusin, llogaria nuk të del kaq e lehtë. /tesheshi.com/