Ndeshjet e xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Europës kanë qenë të mbushura me plotë surpriza, duke vënë në dukje interesimin e madh të skuadrave për të shkuar sa më lart në këtë kompeticion, pasi fituesi i saj fiton një vend direkt në UEFA Champions League, sezonin e rradhës.
Befasia Molde vazhdon të surprizojë skuadrat e grupit A, pasi këtë javë skuadra novergjeze mundi skocezët e Celtic 3-1 duke vazhduar të mbajë kështu kryesimin e grupit me shtatë pikë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Fenerbahçe ka mposhtur minimalisht Ajaxin 1-0, por që mjafton për ta kaluar në renditjen tabelare.
As ardhja e trajnerit gjerman Jurgen Klopp nuk po e ndihmon dot Liverpoolin të dalë nga kriza. Të kuqtë barazuan në shtëpi ndaj skuadrës së fundit në grupin B, Rubin Kazan, 1-1. Ndërkohë, skuadra zviceriane Sion vazhdon me paraqitje mbreslënëse duke gjunjëzuar në udhëtim francezët e Bordos, 1-0.
Në grupin C, Borussia Dortmund pa shumë telashe ka mposhtur skuadrën modeste nga Azerbejxhani, Qabala në udhëtim, 3-1 dhe vazhdon të kryesojë grupin. PAOK i Selanikut në ndeshjen tjetër ka barazuar pa gola ndaj rusëve të Krasnodarit.
Më pikë maksimale nga tri ndeshjet e para në grupin D, vazhon të jetë skuadra e Napolit. Italianët mposhtën danezët e Midjylland në udhëtim me rezultat bindës, 4-1. Legia Warshawa dhe Club Brugge në ndeshjen tjetër dolën barazim, 1-1 duke marrë kështu pikët e para në grup.
Rapid Wien, gjithashtu vazhdon të ketë bilanc pozitiv nga tri ndeshjet e para. Austriakët regjistruan një tjetër fitore pasi mposhtën skuadrën çeke Viktoria Plzen, 3-2. Në duelin tjetër të grupit, spanjollët e Villarreal “shtrydhën” rusët e Dinamo Misnk, 4-0.
Edhe skuadra portugeze e Bragas hynë në mesin e atyre skuadrave që kanë bilanc të plotë të fitoreve në këto tre javët e para. Fitorja ndaj Marseilles, 3-2 u mundëson atyre që të udhëheqin grupin F me pikë maksimale. Befasia tjetër e grupit, Liberec ka barazuar me skuadrën e Groningenit, 1-1.
Në grupin G, skuadra e Etrit Berishës vazhdon të qëndrojë në kreun e klasifikimit pasi ka mposhtur në shtëpi Rosenbergun, 3-1. Meritor për këtë triumf të “romakëve” është edhe gardiani i portës shqiptare që ka pritur një penalti në fundin e ndeshjes. Dnipro është ndalur në shtëpi duke u mposhtur nga Saint Etiene, 0-1.
Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu u mposhtën thellë në Portugali, pasi pësuan pesë gola përballë Sporting Lisbonës dhe kanë shënuar vetëm një të tillë. Lokomotiva e Moskës barazoi në shtëpi me skuadrën e Besiktas, 1-1. Në grupin H, vazhdon të kryesojë Lokomotiva e Moskës me shtatë pikë, dy më shumë se Besiktas dhe tre më shumë se Sporting. Korçarët për fatin e keq, nuk e kanë arritur të shijojnë pikën e parë në garat europiane.
Befasitë më të këndshme të kësaj jave i gjejmë në grupin I. Lideri i grupit, Basel është surprizuar në shtëpi nga skuadra portugeze Belenenses, 2-1 por vazhdon të kryesojë ende grupin me gjashtë pikë.
Ndërkohë, befasi ka patur edhe në ndeshjen tjetër të grupit, pasi skuadra polake Lech Poznan ka mposhtur në udhëtim liderin e kampionatit italian Fiorentina, 2-1.
Në grupin J, Anderlecht ka triumfuar në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur, 2-1 dhe ka komplikuar edhe më shumë punët. Monaco në ndeshjen tjetër ka mposhtur skuadrën modeste të Qarabag, 1-0.
Apoel Nicosia ka marrë fitoren e parë në grupin K, pasi ka triumfuar ndaj Asteras Tripolis, 2-1. Në kryendeshjen e grupit, Schalke ka barazuar me Spartak Praga, 2-2.
Atletic Bilbao i ka dhënë mësim Partizanit të Beogradit në kryendeshjen e grupit L, duke e mposhtur në Serbi 2-0 duke i marrë kështu kryesimin e grupit me gjashtë pikë.
Augsburg mbyll natën e së enjtes me befasi ashtu edhe siç nisi, deri sa në udhëtim vendosi të surprizon skuadrën holandeze AZ Alkmaar, 1-0.
/tesheshi.com/