Portokalli dhe kivi janë dy ndër frutat më të pasura me vitaminën C, por kombinimi i tyre mund të bëjë mrekulli në rritjen e imunitetit të trupit tuaj dhe përfitimet në shëndet janë të mëdha.
Një sallatë frutash me këtë kombinim do të ishte një mesvakt i shkëlqyer. Një tjetër mundësi është shtrydhja e këtyre dy frutave në sasi të barabarta dhe lëngu i freskët që përftohet, ka shije unike…veç vlerave që ka!
Portokalli është gjerësisht i kultivuar në Shqipëri, së fundmi edhe kivi po kultivohet jo pak në vend, ndaj edhe mund të gjenden lehtësisht në çdo dyqan.
Sezoni i dimrit është piku i kultivimit të portokallit dhe këto muaj janë optimalët për ta pasur atë në tryezë, pa shpenzuar shumë, ndaj mos e neglizhoni përdorimin e tij.
Ndërsa kivi, ndonëse pikun e kultivimit e arrin në fund të vjeshtës, hyn në frutat që janë shndërruar në të preferuara edhe për shqiptarët, dhe tregut nuk i mungon asnjëherë./tesheshi.com/