Përfaqësues të spektrit opozitar, Ramush Haradinaj (AAK), Jakup Krasniqi (NISMA), Behgjet Pacolli (AKR) dhe Albin Kurti, Visar Ymeri e Shpend Ahmeti nga VV si dhe Uilliam Uoker, kanë zhvilluar sot një takim, me synim që të krijojnë bllokun opozitar, që të fitojnë, dhe në opozitë ta dërgojnë PDK-në dhe LDK-në
Takimin e ka konfirmuar, udhëheqësi i “NISMA për Kosovën”, Jakup Krasniqi, i cili ka treguar se në këtë takim është biseduar për tre çështje.
“Në takim me ne ishte prezen edhe William Woulker. Në këtë takim biseduam për tre çështje. Një- për gjendjen që po gjendet Kosova dhe që duhet të ndryshojë kjo gjendje edhe stili dhe mënyra, dhe diçka për qeverisjen”, ka thënë Krasniqi për mediat kosovare.
Ai po ashtu ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e krijimit të koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve.
“Ne kemi biseduar por pa ndonjë marrëveshje korrekte. Jemi marrë vesh se kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe ata që e kanë sjellë vendin në këtë pozitë, të shkojë në opozitë”, ka deklaruar Krasniqi. /tesheshi.com/