Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Të mundësh përmes dashurisë

by te Sheshi
01/11/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
“LEXO!”/ Të mundësh përmes dashurisë

 (Shënime për romanin “Goja e kalit” e Xhojs Kerit)

 Nga Agim Baçi

images

A plaket edhe dashuria apo vetëm njeriu? Si ndryshon brenda nesh ndjesia? E mund mosha atë që ka mundur të rritet brenda nesh në rini apo rritet bashkë me ne? Galli Xhimson, personazhi 67-vjeçar i romanit “Goja i Kalit” i shkrimtarit anglez Xhojs Keri, vjen përmes një guximi dhe një vetëbesimi, për të na thënë se dashuria mbetet gjithnjë brenda teje, nëse vërtet ke dashuruar. Galli është një  burrë që ka pasur  një martesë me Rozin, me të cilën ka edhe djalin e vetëm, Tomin, dhe një dashuri vullkanike me Sara Mandin. Ai është një piktor, lexues poezish,  debatues i ideve politike, që di të shohë te jeta derën ku mund t’ia dalësh mbanë. Nuk ndalet nga askush dhe nga asgjë në rrugën për të gjetur vetveten edhe atëherë kur e gjithë bota i duket kundër. Nuk ka rrëzim që ta mbajë poshtë. Sytë e tij të dashurisë shohin larg, shohin drejt asaj që ja vlen të mbetet.

Romani nis me daljen nga burgu, pasi ka provokuar Hiksonin, një pasanik që i ka blerë pikturat e ku ai mendon se meriton më shumë. Koki, një grua e fortë por e pafat, duket sikur plotëson mozaikun e njerëzve të cilët nuk janë në rrugën e marrjes së asaj që i takon nga jeta. Ndërkohë,  djaloshi i vogël, “Hundaci”, i cili adhuron figurën e piktorit te Galli, vihet si një antitezë e djalit të vetëm të Gallit, Tomit, i cili si bankier nuk interesohet aspak për artin, madje as për babain e tij në përballjen me jetën në vetmi.

“I thashë një ditë djalit tim, Tomit, se nëse do të kap duke pikturuar, do të ta rrjep lëkurën me brisk të vjetër rroje.

Mos ki frikë, më tha, se nuk më pëlqen piktura.

Dhe sot im bir ka një punë të mirë, një pagë të mirë dhe një grua që e dashuron. Vërtet nuk di të dallojë një pikturë nga një fotografi, por ama, ka një llogari të mirë bankare dhe një jetë të qetë”. (Xhojs Keri, “Goja e Kalit”)

Romanin e përshkojnë vargjet e Uilljam Blejkut dhe teoritë e Edmund Spenserit mbi jetën, si dy shina të debatit të kohës lidhur me lirinë dhe besimin, ndërkohë që autoironia është arma me të cilën ai zbardh shkallëshkallshëm atë që ndodh rreth e rrotull, duke kërkuar mosdorëzimin ndaj asgjëje që kërkon ta ndalë në rrugën e tij, nëse kërkon dashurinë dhe vetveten. Galli nuk nguron të pohojë frikën nga dashuria, të sillet si fëmijë me fëmijët, të kërkojë nga bashkëmoshatarët që të mos dorëzohen dhe të shohë dritën në fund të tunelit edhe kur atë mundohen t’ia zënë me të gjitha mjetet.

Në momentet e para, kur nis të lexosh librin, thua me vete, se çfarë mund të bëjë ky plak 67- vjeçar që të më mbajë në leximin e gjithë romanit. Më pas, të vjen keq kur faqet vijnë drejt fundit, kur të duhet të mos dëgjosh më përshkrimet e jetës së vrullshme mes Rozit e Sarës. E ai të bëhet aq i afërt, sa të duket sikur të vjen fare pranë veshit, e me zë të sigurt të thotë: “Kur nuk ke frikë nga dashuria rrezikon të mos e njohësh atë! Asgjë më shumë se sa frika nuk i jep vlerë asaj që duam!”. Duket një paradoks me guximin. Por për çfarë vlen guximi nëse nuk dimë të ruajmë dashurinë, nëse nuk i lëmë vendin e duhur brenda nesh?

Edhe pse ngjarjet e romanit i përkasin Britanisë së fillimshekullit të kaluar, duket sikur gjithçka që ndodh në jetën e Xhimsonit mund të zhvendoset fare lehtë në ditët e sotme, duke e kthyer romanin një prozë të kohës që mbetet. E gjithë proza është me një stil ku përmes autohumorit vijnë e ndërthuren edhe qëndrimet mbi marrëdhëniet njerëzore, e sidomos marrëdhëniet mes biznesit, artit dhe shoqërisë.

Në galerinë e artit të shkuar, Galli Xhimson, mbetet nga ato ikona ky sytë do të mbeten për shumë e shumë lexues, pasi përmes optimizmit të pandreqshëm, e për më tepër, për dashurinë e pafund ndaj jetës, për guximin për të pohuar fuqinë e madhe të dashurisë edhe atëherë kur kockat trokasin për tjetër udhë, ai tërheq veçse në kurajën për t’u përballur, pa pasur frikë nga humbja. /tesheshi.com/   

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Një element në përditshmëri që e bën jetën më të lumtur

Një element në përditshmëri që e bën jetën më të lumtur

SHENIM/ Ngadhënjimi i AKP-së në Turqi si fitore e të gjithëve, edhe për shkupjanët, tetovarët e prizrenasit

SHENIM/ Ngadhënjimi i AKP-së në Turqi si fitore e të gjithëve, edhe për shkupjanët, tetovarët e prizrenasit

FOTO/Me një emër shumë të veçantë, Ujëvara e Engjëllit është më e larta në botë

FOTO/Me një emër shumë të veçantë, Ujëvara e Engjëllit është më e larta në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni