Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“LEXO!”/ Mosguximi, piktura e vdekjes së ngadalshme

Nga te Sheshi
22/11/2015
në Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Mosguximi, piktura e vdekjes së ngadalshme

(Shënime për romanin “Gruaja e bankierit” e Andrea Camillerit)

Nga Agim Baçi

A ka një vdekje që duhet të na trembë përpara asaj së pashmangshmes kur mbyllim sytë? Febo Xhermosino, ish kryebankier, nis të zbulojë në ditën e parë të daljes në pension atë që prej vitesh s’kish dashur ta shihte në sy. Janë tri letra përballë tij, tri letra që kanë brenda vetes tri vdekje të ngadalshme, të ardhura nga pafuqia për t’i pohuar.

“Bëj atë që duhet të bësh e që ti e din.

S’të shtrëngon kush të vdesësh i ri!”

(Andresa Camilleri, “Gruaja e bankierit”, Dituria, f. 12)

Kjo ishte letra e parë, 30 vite përpara se të nisë rileximin, kur ai ishte vënë përballë dilemës nëse do të pranonte të bënte çfarë i kërkohej, që më pas i hapi rrugën për në krye të bankës. Por ai kish heshtur përballë të fortëve, ishte përqafuar me idiferencën pas vetëvrasjes së kolegut dhe kish mbyllur sytë përpara tradhëtisë së të shoqes. Të tri letrat ishin trekëndëshi i tij i vdekjes së parakohshme, por që vetëm në ditën e parë të pensionit nisin të lexohen. Është një trekëndësh me brinjët e mbyllura përgjithnjë, e ku asnjë përpjekje e fundmë nuk arrin të të rikthejë në jetë.

Febo nis të mendojë për jetën si gjysh, kërkon të mos bashkëpunojë me mafiozin e zonës në punën që i propozohet dhe fillon të mendojë për atë çfarë i ka ndodhur me Adelën, gruan e dytë, mbi 20 vite më të re se ai. Por është larg, shumë larg për të arritur në pikën fillestare. Tashmë i duhet thjesht të nisë nën zë rrëfimin.

Adele është zëri i instinktit. Është paralajmëruar që në fillim nga i biri, Luixhi, që kishte me martesën e tij të parë me Mikelën, se gruaja që kërkonte të merrte ishte shumë e re për të. Por Xhermosino ka pranuar heshtjen në këmbim të pafuqisë për të zotëruar trupin që kërkon betejat e veta.

Camilleri vjen me një stil mes indiferencës acaruese të Moravisë dhe perversitetit të Mopasanit. Por nuk të lë të shkosh pa udhëtuar drejt fundit. Camilleri provokon deri në nervozizëm, teksa jep një burrë që bën rrugëtimin e tradhtisë së të shoqes, e sërish nuk nxjerr zë. Sepse atë zë ka kohë që e ka humbur. Zbulimi nuk është një befasi për atë që ndodh me Adele, por me atë që ai nuk ka guxuar ta shohë e ta pohojë se i ka ndodhur.

Ç’kërkon një burrë në hotelin ku e shoqja e tradhton? Konfirmimin e vdekjes së tij, e pafuqisë së tij. E kupton që ka humbur të drejtën për të vendosur kur gjendet përballë një propozimi për të drejtuar një ndërmarrje sipas stilit që e kanë ftuar. Të tjerë kanë vendosur për të. Të tjerë bëjnë jetën e tij, në shtëpinë e tij. Të tjerë e dinë se çfarë ai duhet të vendosë. E kur zgjohet nga ajo jetë irreale, kur kërkon t’i mbajë qepallat hapur përballë realitetit,  është pakëz vonë, sepse i ka ardhur “gjumi i përjetshëm”.  Por Vdekja vjen më së shumti ta shpëtojë nga kotësia. Ai në fakt kish vdekur që kur kish pranuar të ishte pjesë e një zinxhiri që nuk e tërhiqte ai. Ai ishte veçse një hallkë – një hallkë që kur u shkëput kuptoi se kishte qenë thjesht një pjesë e mekanizmit që ia kish vjedhur jetën që në momentin që ai pranoi heshtjen përballë gjithçkaje që s’kish moral.

“Ja pra pse ajo ishte aq e vëmendshme në zgjedhjen e vendit të takimeve. Asnjërës prej mikeve të saj nuk do t’i kishte shkuar kurrë mendja që të vinte këmbë në një vend aq mjeran siç ishte ai motel. Mbledhja e shoqatës, që me siguri duhet të ishte zhvilluar, edhe pse e shkurtër, e shpjegonte edhe veshjen e saj aq serioze. Atë natë në shtrat ishte e para herë që ia lejoi vetes që ta trajtonte me një lloj dhune të shurdhër. Në fillim ajo u habit paksa, por pastaj u duk se e mirëpriti, me shumë qejf biles. Dukej sikur ishte kthyer në kohërat e muajit të mjaltit, me Aelën që e kërkonte pambarim”. (Andresa Camilleri, “Gruaja e bankierit”, Dituria, f. 30)

Ka pak rrëfim. Shumica e njohjeve vjen përmes dialogut. E kaluara si skenarist në “Rai Uno” dhe pjesëtar i teatrit absurd në Romë, e vendos Camillerin mes shkrimtarëve me stil të drejtpërdrejtë. Jo cinik, por deri në acarues për shkak të ftohtësisë për të pohuar paturpësinë, pazotësinë, e sidomos bashkëjetesën me mungesën e çdo guximi. E kur vendos t’ia hapë sytë për të parë çfarë i ka ndodhur,  personazhit tonë i vjen ora biologjike e kalimit në një tjetër botë. Një kalim që kishte kohë që kishte nisur, veçse ai nuk kishte dashur ta pranonte. Një vdekje që kishte tridhjetë vite që jetonte me të në mënyrë të përditshme që vetëm vdekja e fundme mund t’ia tregonte realisht humbjen e jashtëzakonshme që i kish ndodhur. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani
Ekonomi

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm
Individualitet

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë
Diplomaci

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023
Lajme të tjera
SONDAZHI/ Frikërat e Perëndimit: nga refugjatët-terroristë tek sulmet bërthamore

SONDAZHI/ Frikërat e Perëndimit: nga refugjatët-terroristë tek sulmet bërthamore

Vijon gjendja e nderë në Bruksel: 16 të arrestuar gjatë mbrëmjes të së dielës

Vijon gjendja e nderë në Bruksel: 16 të arrestuar gjatë mbrëmjes të së dielës

Të vogla por me vlerë, ja çantat e preferuara në dimër (foto)

Të vogla por me vlerë, ja çantat e preferuara në dimër (foto)

TË FUNDIT

Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

2 minuta Më parë
Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

Ari shkëlqen përsëri: muaji më i mirë që nga viti 2020

3 orë Më parë
Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

4 orë Më parë
Ikja e një legjende ringu

Ikja e një legjende ringu

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist