Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Lexo!”/ Letërsia, beteja mes mëkatit dhe ndëshkimit

by te Sheshi
26/05/2016
in Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Lexo!”/ Letërsia, beteja mes mëkatit dhe ndëshkimit

-esse-

Nga Agim Baçi

Mëkati e kërkon ndëshkimin, apo ndëshkimi kërkon mëkatin? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje vlen të vëmë përballë tyre Raskolnikovin e Dostojevskit (romani “Krim e Ndëshkim”) me Jozef K. të Franc Kafkës (romani “Procesi”). I pari nuk mund të përballojë peshën e fajit të tij, dhe për të gjetur paqe, pranon vullnetarisht dënimin. Pra, jemi në rastin kur mëkati kërkon ndëshkimin. Ndërsa për Jozef K. qëndron krejt e kundërta. Ndaj tij ka ndodhur ndëshkimi, dhe ai është në kërkim të mëkatit, për të kuptuar pikërisht shinën e duhur të jetës së tij dhe për të kuptuar “origjinën e gabimit”. “Makina e fajësimit është vënë në lëvizje. I akuzuari kërkon mëkatin e vet”, thotë Milan Kundera (Arti i Romanit, fq 115).

A nuk na ndodh ne të gjejmë “gabimin, apo të keqen që kemi bërë”, kur diçka nuk ka ecur si duhet në përditshmërinë tonë? Kafka konsiderohet me të drejtë “mjeshtri më i madh i teknikës së fajësimit”. Në asnjë shkrimtar tjetër nuk gjendet kaq e detajuar “teknika e fajësimit”. Por, në fakt, çfarë mund të shkaktojë tek ne kjo ndjenjë?

Letërsia merret me këtë proces, të përballjes së individuales me shoqëroren, duke përshkruar përtej mureve të asaj çka shohim në përditshmëri. Ne e dimë se ajo që kemi menduar mund të vendosë shumë në përditshmërinë tonë, mund të vendosë për të ecur përpara ose për t’u tërhequr. Letërsia ndërhyn si urë në këtë betejë të brendshme dhe na jep mundësinë e përballjes.

Beteja mes mëkatit dhe pendesës, rend bashkë me ne. Dhe kur jemi ne mëkatarët, tentojmë të gjejmë rrugët e shpëtimit, e ndaj kur kundrejt nesh është kryer një mëkat, ne kërkojmë të gjejmë fajtorët, ndëshkuesit, përgjegjësit.

Asnjë fushë tjetër përveç letërsisë nuk ka arritur ta pikturojë më mirë këtë betejë, e vjetër sa mbarë njerëzimi. Vetëm përshkrimi i përjetimit mund t’i hedhë dritë këtij dyzimi, të cilin e kanë pikturuar në dhjetra variante. Asnjë kuptim nuk do të kish tradhëtia e Zonjës Bovari pa meditimin e saj të gjatë për këtë hap. Por ne “merremi” me të sepse ne jemi bashkëudhëtarë të meditimit të saj, pikëpyetjeve të saj. Më pas, tërhiqemi mënjanë (ose duhet të tërhiqemi mënjanë) e të pyesim veten krejt sinqerisht: a duhej të ndodhte ashtu? A mund të ndalej ai rrugëtim drejt humnerës shpirtërore? A kishte mundësi të tjera për të mbijetuar?

Ne sot mund të japim dhjetra përgjigje. Por ne nuk duhet të shmangim në përgjigjet tona lidhjen me mënyrën tonë të jetesës, pra me “kohën brenda nesh”, atë kohë që i përket jo vetëm të shkuarës tonë personale dhe të shkuarës sonë familjare, por edhe të ardhmes sonë. Ne e dimë që ka një “kohë ndjesie dhe mendimi’ që na drejton ne drejt të së nesërmes. Rruga për të nesërmen ka si semafor të parë të sotmen, por një vijëzim të përhershëm ka vetëm të djeshmen tonë. Ne jemi pjesë e kësaj “kohe”.

Në ç’kuptim është fjala “kohë”? Në kuptimin e vetëm të “asaj pjese të minutave ku ne kemi vendosur për veten tonë dhe ku i kemi dhënë kuptim gjërave që kemi bërë apo që duam të bëjmë”. Të gjitha minutat e tjera janë patericë për të mbajtur vetëm këtë “kohë të vërtetë”. Pra, nëse kthejmë kokën pas, për cilën kohë do të kujtohemi: për atë që na bën të ndihemi ne, që ka lënë gjurmë, dhe për atë që nuk kemi mundur të jemi, por vetëm që kemi ëndërruar: Pra një kohë reale dhe një ireale. Nëse kemi mundur, pra kemi guxuar, që do të thotë se e kemi ezkekutuar atë kohë. Por, nëse kemi dashur, ajo kohë duhet të presë që të ekzekutohet, ajo kohë nuk ka kaluar ende.

Por a e gjen gjithnjë mëkati ndëshkimin apo ndëshkimi mëkatin?

Sikur të ekzistonte mundësia e ndëshkimit të çdo mëkati, apo sikur çdo mëkatar të kërkonte vetë të ndëshkohej, natyrisht që letërsia do të ishte strukur deri në banalizim, pasi do t’i mbetej vetëm të raportonte gjëra “të zakonshme”. Pikërisht, ky hendek mes asaj që ndodh dhe asaj që duam ne të ndodhë, e bën letërsinë që të ndërhyjë fuqishëm tek ne, duke bërë të mundur të fjalësojë atë që mund të ishte e fshehur në ndjesitë tona. Sepse edhe njeriu gjendet gjithnjë mes hendekut të asaj që është dhe asaj që dëshiron të jetë.

E nëse ne kemi kundërshtuar një zgjedhje të personazhit, kjo vjen si pasojë e atij metri moral përmes së cilit ne shikojmë botën, ose edhe se si e kuptojmë në atë çast. E nëse ne e kemi mbaruar ndryshe veprën, kjo sërish është pasojë e dëshirës sonë për gjëra ndryshe.

Gjithsesi mendja jonë duhet të baresë lirshëm, të përplaset me ndjejnat tona, që ne të mundemi të vihemi përballë Ema Bovarisë, zonjës De Renal, Makbethit, Raskolnikovit, Pol Mersonit, Don Kishotit e Shvejkut, Romeos e Hamletit, Zhuljetës e Ofelisë, apo shumë personazheve të tjerë, e që të mundemi të japim versionin tonë, si në përrallë. Të vihemi përballë “të vërtetave” që shfaqin ato personazhe dhe t’i gjykojmë sipas “të vërtetave tona”, sipas lirisë sonë të brendshme. Sepse gjithnjë tek ne mund të nisë diçka përmes një fjalie që na bashkon të tërë, në mbarë rruzullin, pa ngjya e moshë, sepse gjithnjë është në fuqi ajo fjalia që mbart miliona versione për vazhdimin- NA ISHTE NJË HERË…./tesheshi.com/

Related Posts

Kryevepra letrare e Luftës së Parë Botërore: si përshkruhet te “Shvejku” karakteri i një çifuti
Kryesore

Kryevepra letrare e Luftës së Parë Botërore: si përshkruhet te “Shvejku” karakteri i një çifuti

28/06/2025
Rroba e re e Qabes me qëndisje ari
Kulturë

Rroba e re e Qabes me qëndisje ari

26/06/2025
Aktiv deri në frymën e fundit, vdekja merr Leka Bungon
Kulturë

Aktiv deri në frymën e fundit, vdekja merr Leka Bungon

11/06/2025
Next Post
Çështjet e ekonomisë dhe të sigurisë në plan të parë në takimin e G7-ës në Japoni

Çështjet e ekonomisë dhe të sigurisë në plan të parë në takimin e G7-ës në Japoni

E prekur nga kanceri, ja çfarë vendos të bëjë në prag të vdekjes

E prekur nga kanceri, ja çfarë vendos të bëjë në prag të vdekjes

Hamilton dhe Rosberg premtojnë respekt të ndërsjelltë para garës së Monakos

Hamilton dhe Rosberg premtojnë respekt të ndërsjelltë para garës së Monakos

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni