Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“LEXO!”/ Agron Tufa: Që e vërteta të mos vdesë!

by te Sheshi
06/12/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Agron Tufa: Që e vërteta të mos vdesë!

(Shënime për romanin “Gurit të varrit ia rrëfej” të Agron Tufës)

Nga Agim Baçi

Të paktën ta rrëfejmë! Duket sikur e gjithë proza e Agron Tufës, “Gurit të varrit ia rrëfej”, na fton të dëgjojmë dhe të themi disa gjëra pa shkuar atje në “pafjalësi”. Prologu shënjon ftesën për t’iu bashkëngjitur njohjes për jetët në një humnerë të pafund të njeriut-  një humnerë ku kish rënë për vite me radhë e ku Tjetri mbetej larg, gati i paarritshëm. Historia ngrihet mbi një ditar, që mban shënjimin e Lirika Mërtirit. Si për ironi, në prolog, autori kërkon ta njohë Lirikën që nënshkruan ditarin që autori thotë se e bleu tek bukinistët. Në vend të saj ai gjen një person krejt tjetër, me një të shkuar që nuk i ngjan asaj që ka mbajtur shënimet. Ky dyzim për një emër e dy njerëz të ndryshëm, i ngjan dyzimit mbi ata që kemi njohur në këto kohë, që ndryshe kanë jetuar e ndryshe janë prezantuar… Por më shumë tregon Lirika. Fjalët e saj i drejtohen atij që nuk jeton më, Arsenios – një dashuri në kufijtë e dëlirësisë. Por njëkohësisht, i vetmi që duket se mund ta mbante atë të shkuar që Lirika kërkon të na e sjellë.zz_1448891868-988100

Historia herë është në të tashmen, e herë në kohën e diktaturës. Ka aty Dina, Mariglenë, Hetmë, Qani. Janë fytyrat me të cilat sistemi i shkuar ndërtoi piramidën e së keqes, ndërkohë që sistemi i ri i përdori edhe më tej, duke e kthyer në një ulërimë atë që Lirika kërkon të na e rreshtojë. Ndaj dhe rrëfimi kuptohet me dy kohë, sepse janë të njëjtët që shpesh i kanë shfrytëzuar të dy kohët.

Lirika është një vajzë që i pëlqen poezia, që babain ia kanë pushkatuar dhe që i duhet në moshën katërmbëdhjetëvjeçare të bëhet pre e instinkteve kafshërore të profesor Mariglenit, i cili i premton ndërhyrje në partinë e tij, si komunist që ishte, që ajo të mos pengohej në dëshirën e saj për të botuar dhe për t’u shkolluar. Është i njëjti person që pas ndryshimeve politike i shërben kryeministrit dhe krenohet se nën diktaturë ka mbajtur afër të përndjekurit nga sistemi, se ka mundur të kapërcejë kohën e tij e t’i afrojë fëmijët si Lirika!!!

E shkuara e nisur me dhunë, përndjekje, mungesë të madhe, duket se i ngre kurthe pa fund Lirikës duke mos e lënë të arrijë lehtë drejt krahëve të njeriut që i duket i butë, i ëmbël, i qetë- Arsenios. Ëndërrimet e saj janë thyer kohë më parë, me fëmijërinë e dhunuar. E futur në rrugën e gazetarisë, ajo vendos të zbardhë atë që mund t’u ketë ndodhur edhe dhjetëra të tjerëve. Tufa ka mundur të sjellë një trill në kufijtë e asaj që përflitet he jo rrallë është dokumentuar. Është aty edhe historia me dhunimin e këngëtareve, e sjellë përmes rrëfimit të Rita .O.

“Nuk isha në gjendje të formuloja ndonjë mendim; e habitur dhe e çmeritur nga neveria se si mund të bënte vaki të ndodhte pikërisht më e keqja, u bëra shpërfillëse dhe në pasivitet mendova se unë s’kam më punë… se ndërhyrjet e mia janë të pavlefshme, andaj i thashë vetes le ta njekim rrënimin tonë. Në një farë mase e kisha parapërjetuar psiqikisht kanosjen e Hetemes edhe më keq se ç’mund të ishte në realitet… po, po, realiteti ishte ai aty, Hetem që vë në jetë përbetimin e tij……Çdo natë nëpër qelitë e katit të parë dëgjoheshin ulërima, ankime, rënkime grash e vajzash që përdhunoheshin, derisa kokëllinin dyert e qelive he shuajt e rëndë të këpucëve të epshkrehurve largoheshin nga fundi i korridorit, drejt shkallëve, për të  vazhduar ngjitjen në katet e tjera më lart.” (Agron Tufa, “Gurit të varrit ia rrëfej”, Onufri 2015, f. 212-213)

Tufa nuk nguron e as nuk ndalet në nënkuptimin e së keqes që solli e keqja e mbjellë në diktaturë apo ajo që nuk thamë dot me zë të lartë për atë të keqe në 25 vite ndryshime politike. E pikturon gjithçka me gjithë dhunën me të cilën ajo trokiti thuajse në shumicën e shqiptarëve. Humbja e jetëve të dy protagonistëve – Arseni në aksident dhe Lirika gjatë një misioni humanitar në Afrikë, kur u sëmur  me malarie- vijnë si protestë për drejtësinë që kurrë nuk u vu në vend e që la të humburit të humbnin edhe më shumë. E në fund, si për të vënë theksin tek ajo që duhet të thuhet, vjen prologu, ku hamendësohet ndryshimi i autorësisë, e ku shfaqet Arsenio autori. Ky dyzim, në një rrëfim ku Tufa fton lexuesin të marrë pjesë në ndërtimin e ngjarjes, arrin të krijojë shumë pyetje rreth njeriut, diktaturës, pafytyrësisë. Jep një rrugëtim për ta ruajtur njeriun, të vërtetën rreth tij, që të mos ja lëmë varrit, por të guxojmë e ta themi. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Konfrontohen tifozët në derbin e shqiptarëve në Zvicër (video)

Konfrontohen tifozët në derbin e shqiptarëve në Zvicër (video)

Obama, fjalim para popullit: Jo kundër njëri-tjetrit, duke e lënë këtë luftë të trajtohet si mes Amerikës dhe Islamit

Obama, fjalim para popullit: Jo kundër njëri-tjetrit, duke e lënë këtë luftë të trajtohet si mes Amerikës dhe Islamit

Socialistët dorëzohen në Venezuelë: opozita fiton zgjedhjet

Socialistët dorëzohen në Venezuelë: opozita fiton zgjedhjet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni