Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lëvizjet e reja para takimit Rama-Basha dhe eksperimenti në “laborator” i koalicionit PD-PS: LSI doli jashtë loje

by te Sheshi
05/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Lëvizjet e reja para takimit Rama-Basha dhe eksperimenti në “laborator” i koalicionit PD-PS: LSI doli jashtë loje

Në vigjilje të takimit të nivelit të lartë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dy partitë e mëdha kanë eksperimentuar në kushte laboratorike një aleancë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Ka qenë hera e parë që dy armiqtë e mëdhenj kanë bashkuar votat, siç ka ndodhur në fundin e javës në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Pikërisht në momentin që LSI-ja ka shfaqur protestën e saj duke bojkotuar takimin, këshilltarët e PS-së kanë miratuar rendin e ditës me votat plus të kolegëve të tyre të Partisë Demokratike.

Pra, ka ndodhur “defaktorizimi” politik i LSI-së, i cili ka sjellë më pas një shpërthim të situatës brenda koalicionit.

Disa media pranë Ilir Metës e kanë cilësuar takimin Rama-Basha, si një “pazar” dhe një nisje të një koalicioni të ri.

Ndërkaq, precedentin e Durrësit e kanë quajtur si një prolog të një situate të re politike në vend.

Edhe pse mund të duken eksagjerime, të gjitha këto zhvillime vijnë në një pikë bashkë me një presion të fuqishëm ndërkombëtar, që Edi Rama dhe Lulzim Basha të arrijnë një kompromis për të marrë në dorë situatën.

Siç mësohet, përveç zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland dhe shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, në lojë ka hyrë dhe njeriu i fuqishëm i Angela Merkelit, Kristof Heusgen, apo këshilltari fuqiplotë që ka “carta biancha”-n e Kancelares, për të treguar qëndrimin e saj mbi zhvillimet në Shqipëri.

Heusgen ka folur personalisht me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën dhe i ka bërë të qartë se Europa në unision ka marrë përsipër që Shqipëria të spastrojë politikën dhe drejtësinë nga korrupsioni, e se vetëm krerët e PS-së e PD-së janë thirrur në këtë përgjegjësi.

Të njëtën gjë ka bërë edhe Mogherini në mesazhin e saj, më të fortin që ka dhënë deri më sot.

Italiania që drejton diplomacinë europiane, ka qenë tepër e qartë dhe posaçërisht për Luzim Bashën. Ajo ka thënë se drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet europiane.

“Është thelbësore gjithashtu, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3-tash të parlamentarëve shqiptarë”, – ka thënë Mogherini.

Siç mësohet nga burime diplomatike, ndërkombëtarët po synojnë që jo thjesht të arrijnë një kompromis mes kreut të qeverisë dhe liderit të opozitës për të votuar reformën në drejtësi, por që së bashku të zgjedhin institucionin më delikat të kësaj reforme, siç është Kryeprokurori i ri.

Takimi do të zhvillohet të hënën në orët e pasdites në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve dhe bashkë me dy liderët do të jenë edhe pjesëtarë të stafit negociator dhe ekspertët.

Pas takimit, palët pritet të bëjnë deklarata për mediat, që gjithsesi do të mbahen larg evenimentit.

Siç mësohet, negociatorët ndërkombëtarë janë kujdesur që të mos ketë rrjedhje lajmi apo dizinformime portalesh deri në mbylljen finale të bisedimeve, të cilët do të vëzhgohen në detaje nga SHBA dhe BE.

Në orët e paradites pritet që të zhvillohet një takim i rëndësishëm i ambasadorëve më të rëndësishëm në Tiranë, siç janë ai i SHBA-së dhe diplomatët e vendeve kryesore të BE-së në Shqipëri.

Nga ky takim pritet të dalë një mesazh i rëndësishëm për liderët që të mbyllin reformën me drejtësinë.

Është interesant fakti se një nga aktorët kryesorë të politikës shqiptare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ndodhet në Shqipëri, pasi është nisur për një vizitë të papritur në SHBA.

Ndërkaq, zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilit i ka kërkuar të mbështesë reformën në drejtësi.

Duke e krahasuar të gjithë këtë manovër me eksperimentin e Durrësit, ku PD-ja bashkoi votat me PS-në, ndërkombëtarët kanë tentuar të japim mesazhin, por edhe të bëjnë të mundur që këtë opsion ta bëjnë të mundur konkretisht.

Megjithatë, forcat centrifugale kundër reformës, ekzistojnë në të dyja kampet; më shumë te PD-ja, por edhe te PS-ja.

Vetë Rama nuk ka garanci që do të ketë votat, jo vetëm të Blushit e Hafizit, por edhe të Arta Dades, e cila është afruar mjaft me Ilir Metën, si edhe disa të tjerëve.

Dhe faktet nuk mungojnë për të treguar se këto forca janë gati të shkatërrojnë gjithçka. Siç ishte bojkoti i Berishës dhe ish-ministrave të tij, në takimin me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, por edhe kleçka e së shtunës, ku ndërsa Rama i ofroi Bashës kompromisin më të madh, pra votimin me 2/3-at i Kryeprokurorit, Berisha kërkoi që të ketë përfaqësim politik në të gjitha institucionet e larta të drejtësisë.

Në këto momente palët që do të zhvillojnë takimin e nesërm, po mbahen në vëzhgim të rreptë nga ndërkombëtarët se çfarë lëvizjesh do të bëjnë.

Nëse nesër del ndonjë kleçkë e re, pritet që ambasadorët të dalin e të thonë me emër dhe mbiemër se kush janë ata politikanë që veprojnë kundër reformës, respektivisht kundër interesave amerikane dhe europiane në Shqipëri./tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Bima që ju ndihmon të luftoni aknet

Bima që ju ndihmon të luftoni aknet

Hillary Clinton deklaron fitoren në Porto Riko, i afrohet kandidimit

Hillary Clinton deklaron fitoren në Porto Riko, i afrohet kandidimit

Sadiq Khan: nuk do të jetë e lehtë këtë Ramazan, më shumë do ndjej mungesën e kafesë

Sadiq Khan: nuk do të jetë e lehtë këtë Ramazan, më shumë do ndjej mungesën e kafesë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni