Robert Levandovski ka përfunduar me sukeses periudhën studimore në Universitetin e Sporteve në Varshavë.
Sulmuesi ka festuar jo vetëm diplomimin, por edhe kualifikimin e kombëtares polake në Botërorin “Rusi 2018”, moment ky që padiskutim është festuar edhe nga stafi pedakogjik.
Vetë Levandovski është shprehur i kënaqur që arriti të përfundonte studimet universitare edhe pse u zgjat pak në kohë, por sidoqoftë fundi ishte ai qe vetë bomberi dëshironte.
25-vjecari ka marrë vlerësim maksimal në provimin e dhënë, të cilin vendosi ta zhvillonte pas takimit me Malin e Zi, ndeshje në të cilën sulmuesi i shfaq si protagonist duke realizuar një gol, moment që ndoshta e ka ndihmuar të marrë një notë më shumë në provim.
Vendimi për të shtyrë ditën e provimit u aprovua dhe nga stafi pedakogjik dhe në fund Robert Levandovski diplomohet… /tesheshi.com/