Presidenti Vuçiç ka reaguar pas një letre përcjellë për të e homologun kosovar Thaçi, nga presidenti Trump dora vetë.
Në letër, kreu i Shtëpisë së Bardhë i ftonte që të shkonin drejt një marrëveshjeje përfundimtare, që më pas të mund ta festonin në strehën e tij, pra në White House.
Vuçiç tha se letra e Trump mbi Kosovën flet tre gjëra, dhe një prej tyre është se Uashingtoni është i interesuar të zgjidhë problemin e Kosovës me një kompromis.
Letra gjithashtu tregon se në të gjithë procesin presidenti amerikan është i përfshirë për herë të parë, që do të thotë se administrata e tij do të mbështesë ardhjen e një zgjidhjeje të tillë.
Duke vënë në dukje se ai e kishte lexuar tekstin në letrën, të cilën ai priste nesër “fizikisht”, Vuçiç tha se nuk ishte dakord me vlerësimin e Trump se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë në fazën përfundimtare.
“Me atë që Trump thotë se kemi hyrë në fazën përfundimtare, nuk mund të pajtohem plotësisht. Unë nuk mendoj se jemi pranë zgjidhjes”, tha ai.
Në proces, sipas tij, duhet të përfshihen faktorë të tjerë, Rusia, Evropa, Kina, OKB-ja, që siç tha, “të dinë se çfarë është në tryezë, çfarë po diskutojmë dhe çfarë është ajo që mund të arrijmë”.
Kështu, ndryshe nga Thaçi që pothuajse e mbështeti plotësisht mesazhin e Trump, Vuçiç ka shprehur rezerva për të. /tesheshi.com/