Ish-krerë shteti, drejtues aktualë instutucionesh, deri dhe një ish-kardinal katolik, të gjithë në Letoni, kanë rezultuar ish-bashkëpunëtorë të KGB-së sovjetike. Thënë me fjalë të tjera, duke bërë një krahasim me rastin shqiptare, kanë qenë pra ish-spuinë sigurimi.
Arkivat Kombëtare të Letonisë, një vend balltik ish-republikë sovjetike, zbuloi listën e plotë të ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve të veçanta, disa prej të cilave janë ende aktive në jetën politike dhe të biznesit edhe pas 25 vite.
Njëri prej tyre është Ivars Godmanis, ministër e dy herë kryeministër i Letonisë në fillim të viteve 1990, dhe në mes të 2007 dhe 2009. Ndërsa tani është në këshillin administrativ të kompanive më të mëdha farmaceutike në vend.
Tjetri është president i Gjykatës Supreme, Ivars Bickovics, si dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Georgs Andrejevs.
Mes ish-spiunëve kanë rezultuar gjithashtu dhe dy figura klerikale: ish-kardinal Jūlijans Vaivods, i cili vdiq në vitin 1990, si dhe Aleksandrs Kudrjashovs, Mitropolit ortodoks rus në Riga.
Lista tregon se bashkëpunëtorët e KGB u rekrutuan nga të gjitha përkatësitë profesionale, tha të premten politologu vendas Didzis Sensbergs.
Ndërmjet viteve 1953 dhe 1992, KGB-ja thuhet se ka patur afro 24,000 bashkëpunëtorë dhe agjentë në Letoni.
Ndryshe nga vendet e tjera të bllokut sovjetik, Letonia arriti të parandalojë shkatërrimin e arkivit të KGB pasi u bë e pavarur në vitin 1991.
Në atë kohë, autoritetet e Letonisë u vendosën në selinë qendrore të KGB në Riga dhe shpejt vepruan duke ruajtur dokumentet në çanta në një vend të sigurt. Ato quhen “thasë të KGB-së” dhe përmbajnë listat e të gjithë kontribuesve, pseudonimet e tyre, emrat e vërtetë, vendet e lindjes dhe të dhëna të tjera.
Ka parlamentarë, diplomatë, artistë dhe shkrimtarë, si dhe emrat e atyre që refuzuan të bashkëpunojnë me autoritetet e Moskës.
Arkivat tani janë lirisht të disponueshme në faqen e internetit kgb.arhivi.Iv. /tesheshi.com/