Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lemeria e një nate në Prishtinë, sociologu: ja përse një “BeerFest” nuk i shkon Kosovës

by te Sheshi
02/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Lemeria e një nate në Prishtinë, sociologu: ja përse një “BeerFest” nuk i shkon Kosovës

Nga Shkëlzen Rrecaj

Ditë më parë, Prishtina përjetoi një ndër skenat më të pazakonta. Tek shëtitorja kryesore e saj, e cila luan dhe rolin e një sheshi, një zemre të kryeqytetit, turma të tëra njerëzish lanë nam duke u larguar të lemeritur nga një festë birre pas disa të shtënave me armë. Edhe pse e justifikueshme për shkak të një atmosfere të rënduar frike prej disa incidenteve terroriste në Europë, për popullin e Kosovës, i sprovuar në sakrifica e plot vitalitet, ato pamje ishin një imazh i shëmtuar, një njollë e rëndë në tablonë artë të burrnisë kosovare.

Ishin ato skena që më pas provokuan dhe një debat mbi vlerën e festave të tilla.

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, morri vendimin për anullimin e saj, duke ofruar dhe argumentet përkatëse.

“Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike. Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rrallë i refuzojmë. Beerfest është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit. Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa t’i adresojnë. Mirëpo, numri i madh i njerëzve ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale. Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh. Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest për këto ditë. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policinë dhe drejtoritë përkatëse.”

Por si e sheh syri i sociolgut atë që ndodhi atë natë në Prishtinë, duke e ndërlidhur arsyetimin e tij dhe me llojin e festës së organizuar?!

ferdi

Ferdi Kamberi, i futet në rrënjë problemit, duke parë fillimisht tek “Beerfest”, që që në fakt nuk është as pjesë e traditës së popullit, pra diçka e sforcuar, e panatyrshme, dhe mbi të gjithë e imituar shëmtueshëm nga të tjerë popuj me tradita krejt të tjera.

“Para se gjithash kur flasim për festat/kremtimet duhet nënvizuar se ato janë pjesë e memories kolektive të një populli, ato paraqesin vlerat dhe idealet kulturore, por edhe traditën e atij populli. Ndaj, shoqëria në përgjithësi ka diversitete kulturore të cilat e dallojnë atë shoqëri nga shoqëritë tjera. Madje, nuk ka shoqëri e cila nuk ka kulturë dhe nuk ka kulturë e cila nuk ka vlera të shumëllojshme, pikërisht kjo është mozaiku i shoqërisë (post) moderne. Në këtë drejtim, shumica e shoqërive moderne janë të organizuara dhe në kuadër të kalendarit kulturorë kanë edhe festat e tyre të cilat shquhen apo krenohen, qofshin festa fetare, kombëtare, tradicionale apo edhe karnavale.

Në Brazil kemi karnavalet e njohura që është një traditë e lashtë për ta dhe pjesë e identitetit të tyre, por të njëjtën gjë nuk mund të themi për Kosovën, sepse shteti i Kosovës ka festa apo festivale të tjera të cilat e shquajnë Kosovën si shtet. Megjithëse shumica e studimeve të psikologjisë sociale theksojnë se zakonisht popujt e vegjël i imitojnë ato më të mëdhenjtë me vlera të ndryshme kulturore, këto pastaj pasqyrojnë një krizë të personalitetit, gjë që tregon më së miri realitetin. Sido që të jetë, kohës së fundit kemi qenë dëshmitarë të asaj që edhe në Kosovë ka filluar që tradicionalisht të festohet/kremtohet i ashtuquajturi “Beerfest”, një lloj festivali ku prodhuesit e ndryshëm të birrës sjellin birra me çmime më të lira në treg për të promovuar produktet e tyre. Në këtë drejtim, primare normalisht që janë përfitimet dhe marketingu se x birra është më e mirë se tjetra. Por, ajo që bie në sy jo (vetëm në këtë festival që ishte këto ditë, por edhe viteve të më hershme) është mos kontrolli i të rinjve sidomos atyre që janë nën 18 vjeç, duke bërë kështu që ata të përdorin alkoolin,” thekson z. Kamberi, duke shtuar se një gjë e tillë është e ndaluar pothuajse në të gjitha shtetet perëndimore, ku madje në SHBA nën moshën 21-vjeçare as që mund të marrësh pije të tilla.

Dhe për më tepë, është e papranueshme që këto organizime të bëhen në vendet ku janë të frekuentuara edhe nga qytetarë që dalin aty me familje.

“Konsideroj se festimet e tilla në këso lloj festivalesh janë të pranishme në të gjitha shtetet, por jo në qendrat e frekuentuara me familjarë siç ishte rasti në sheshin e Prishtinës, ku pati edhe të shtëna me armë dhe sipas mediave qytetarët i zuri paniku, duke aluduar në mundësinë e ndonjë sulmi terrorist. Festat e tilla kryesisht me të rinjtë, në shumë shtete bëhen në periferi të qytetit, sepse sheshi (qendra) është një ambient social të cilin e frekuentojnë kryesisht familjar dhe përveç rasteve të ndonjë manifestimi me vlera kulturore dhe tradicionale, si i tillë nuk do të duhej të mbyllej ashtu vetëm për këtë festë,” u shpreh sociologu Kamberi.

Më tej, ai thekson se Beerfest nuk ka të bëjë as me vlerat kombëtare e as me ato kulturore shqiptare, porse thjesht është një festë e cila ndikon më shumë në promovimin dhe marketingun e produkteve alkoolike nga kompanitë në fjalë.

“Në shoqëritë demokratike, ku ekziston një liri dhe liberalizim i theksuar, ka raste të shumta të organizimeve të tilla. Mirëpo, në organizimet e tilla kryesisht marrin pjesë personat të cilët kanë moshë mbi 18 vjeç dhe janë psiqikisht të aftë të bëjnë dallimin në mes të mirës dhe jo të mirës. Kjo për shkak se frekuentimi i festivaleve të tilla nën moshën 18-vjeçare mund të ketë ndikim të të rinjtë si në aspektin e organizimit familjar, ushtrimit të dhunës, përdorimit të substancave narkotike, po ashtu edhe në edukimin moral të tyre. Prandaj, konsiderojmë se festat e tilla ose festivalet duhet që së pari të analizojnë gjendjen e përgjithshme të vendit se ku do të mbahet një festival i tillë, pastaj duhet që këto festivale nëse mbahen, të mbahen në periferi të qytetit e jo që me para të taksapaguesve për ndërtimin e një sheshi të tillë, të bllokohet sheshi në fjalë. Pastaj, niveli i sigurisë duhet të jetë më i lartë për shkaqe dhe rrethana të ndryshme, sidomos faktit që sulmet terroriste së fundi nuk kanë të ndalur askund, si dhe çdo person që merr alkool duhet të ketë moshë të rritur e jo që fëmijëve t’iu shërbehet një gjë e tillë e cila mund të ketë pasoja në të ardhmen”, shtjelloi sociologu Kamberi. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Next Post
Katari do t’i paguajë rrogat e nëpunësve të Gazës për muajin korrik

Katari do t’i paguajë rrogat e nëpunësve të Gazës për muajin korrik

17 vese që do t’i bëjnë kolegët e shefin t’ju urrejnë

17 vese që do t’i bëjnë kolegët e shefin t’ju urrejnë

“Beteja për Peshkopinë”, Nishani dekreton datën e zgjedhjes së pasardhësit të Xhelilit

“Beteja për Peshkopinë”, Nishani dekreton datën e zgjedhjes së pasardhësit të Xhelilit

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni