Derbin e shqiptarëve në Kroaci e ka fituar Bekim Balaj. Rijeka triumfoi 2-0 ndaj RNK Split-it në javën e 31-të të kampionatit kroat. Të dy sulmuesit shqiptarë e kanë nisur sfidën si titullarë por nuk shënuan dot.
Dy golat e fitores të Rijeka-s u shënuan nga Tomasov 75’ dhe Ivançiç 90’, teksa në golin e dytë gjithçka erdhi pas krosimit të Bekim Balajt.
Rijeka mban vendin e dytë në kampionat pas Dinamos së Zagrebit, ndërsa RNK Spliti rënditet i gjashti dhe objektivi për pjesmarrje në Kupat e Europës duket i vështirë. /tesheshi.com/