Kreu i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të shkelur normat ndërkombëtare duke menduar për ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë.
Pas takimit me zv/presidenten venezueliane Delsey Rodriguez, kreu i diplomacisë ruse tha se kriza në Venezuelë duhet të zgjidhet në dialog dhe në mënyrë paqësore.
Lavrov tha se ishte i shqetësuar për politikën amerikane ndaj Venezuelës.
“Shtetet e Bashkuara po punojnë për të shkelur normat ndërkombëtare me idenë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë. Vendet që mbështesin Venezuelën mund të parandalojnë zbatimin e këtyre planeve”, tha Lavrov. /tesheshi.com/