Ish-vetëvendosësi Fisnik Ismaili i cili tani bën pjesë në Grupin e Deputetëve të Pavarur, ka treguar arsyet pse nuk ju bashkangjitën ish-partisë së tyre për të gjuajtur gaz lotsjellës.
Sipas tij, edhe po të ishin 200 bombola gazi, Demarkacioni do të kalonte.
“Kolegët e kanë dijtë që edhe 200 bombola me i pas gjujtë, kish kalue”, ka shkruar Ismaili si përgjigje ndaj një komentuesi në Facebook.
“S’ka pasë shansa me u ndalë. Po kujton që me pas ekzistue nji shans i vogël, nuk ishim bashkëngjitë, a?”, është shprehur Ismaili që më pas ka vënë në dyshim dhe kauzën e VV-së, duke e konsideruar aksionin e saj politik në vite si diçka të dështuar.
“Protesta, përballje, ballafaqime, tryeza, kerre e kamiona të rrotulluem, slogane, mbishkrime, aksione, tragjedi, burg, fushata edhe 4 palë zgjedhje për me i ndalë krejt qeto majtas, edhe a e ndali najnjanën prej tyne Lëvizja qe 10 vjet?”, ka shkruar ish-deputeti i Vetëvendosjes, sot i larguar prej saj. /tesheshi.com/