Anija sondë e kompanisë italiane Eni Sapiem 12000 largohet përfundimisht nga ujrat pranë Qipros, duke ndërprerë çdo mundësi shpimi për naftë.
Siç bën të ditur La Repubblica, sonda e cila prej ditësh ishte bllouar nga marina turke tashmë ka lëvizur drejt Marokut.
Mediat greko-qipriote kanë shkuar se sonda italiane u largua pasi marina turke e kërcënoi se do ta përplasë.
Sipas versionit të mediave qipriote, komandanti i anijes sondë ka rritur fuqinë e motorave dhe ka tentuar të kapë me shpejtësi bllokun 5 të shpimit, por dy motovedeta të marinës turke i janë afruar gati për t’u karromboluar.
Nga ana tjetër marina italiane e mohon këtë fakt dhe thekson se nuk ka pasur asnjë tentativë nga ushtria turke për t’u përplasur.
Në zonë, me mirëkuptimin e Marinës turke ka mbërritur fregata Zeffiro.
Dhe pas komunikimit në radio me autoritetet turke është larguar për furnizim në portin qipriot të Limassol dhe më pas u nis për në Marok.
Claudio De Scalzi, drejtori ekzekutiv i Eni-t tha se tashmë sonda do të nisë shpimet në ujrat pranë Marokut.
Vendimi për largim u mor pasi Turqia nuk lejoi në asnjë sekondë që në mënyrë të njëanshme të kërkohet gaz, pikërisht në ujrat e Qipros së Veriut.
Kjo pjesë është e shkëputur nga Qipro greke, derisa kjo e fundit të pranojë një plan të OKB-së për administrimin e ishullit. /tesheshi.com.