Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Lanë Gjermaninë e Finlandën: dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë

Miti i gënjeshtërt i emigrimit, kur iluzioni s’përputhet me realitetin

by te Sheshi
17/02/2024
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Lanë Gjermaninë e Finlandën: dy të rinj rrëfejnë përse u kthyen në Kosovë

Drejt Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Finlandës… Ikja e të rinjve nga Kosova drejt Perëndimit ka ngritur shqetësim se “kriza e punëtorëve” në vend do të përkeqësohet.

Por historitë e ikjes nga vendlindja i shoqërojnë edhe rrëfime të të rinjve që provuan jetesën jashtë Kosovës dhe nuk duruan gjatë deri në blerjen e biletës së kthimit për në shtëpi.

Numri i saktë i personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet e Perëndimit, nuk dihet. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, në pikat kufitare të Kosovës u ripranuan 90 persona nga shtete të ndryshme.

Ndërkohë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se në mesin e mbi dhjetë mijë imigrantëve në Kosovë gjatë vitit 2022, përfshihen edhe të kthyerit apo të riatdhesuarit.

Por, edhe pse numri i saktë i tyre nuk dihet, rrëfimet e të kthyerve në Kosovë mbartin disa ngjashmëri: mallin për të afërmit, jetën e ngarkuar nga puna dhe ankesat për çmimet e taksat e shtrenjta.

Nga Gjermania në Rahovec: “E dëgjova zemrën time”

Dy ndërhyrje të njëpasnjëshme kirurgjike e detyruan Neki Hotin nga fshati Ratkoc i Rahovecit të mendonte për një jetë që s’e kishte dashur kurrë.

“Operacioni i dytë më ka kushtuar shumë. Për fat të mirë, shpëtova. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të shkoj të jetoj në kurbet. Por, pastaj aplikova për vizë pune katër herë”, kujton 36-vjeçari.

Aplikimi i katërt i Nekiut pati sukses. Më 10 tetor të vitit 2022, ai udhëtoi për në Shtutgart të Gjermanisë, me një kontratë pune. Ai do ta bënte të njëjtën punë sikurse në Kosovë: në fasada të ndërtesave.

Por, ajo ditë, pavarësisht të gjitha përgatitjeve, ia ka lënë një shije të hidhur në mendje.

“Më la përshtypje jo të mira dita e parë, se këtu i lashë prindërit dhe gruan me tre fëmijët, pa ndihmën e askujt. Ata mua më kishin krah të djathtë për gjithçka”, rrëfen ai për Radion Evropa e Lirë.

Edhe pse kishte rreth vetes familjarë të tjerë në Gjermani, si dhe shokë të tjerë nga fëmijëria në Rahovec, ai nisi të fillonte të mendonte për kthimin në Kosovë qysh pesë muaj më vonë.

“Në mars nisa të mendoj për t’u kthyer dhe i thashë shefit atje, në Gjermani, që po kthehem në Kosovë. Ta them të drejtën, e lajmërova edhe ish-shefin në Kosovë që po kthehem”, kujton ai.

Në atë periudhë, të afërmit e bindën që të vazhdonte të qëndronte në Gjermani. Por, ai nuk duroi edhe shumë gjatë dhe në fund të gushtit mori përfundimisht biletën e kthimit për në vendlindje.

“Nuk jam penduar që jam kthyer. Kam ardhur në vendin tim, te fëmijët e mi, te familja ime. Unë, thjesht, e kam dëgjuar zemrën time ku po fle”, thotë Nekiu.

Ai tregon se është i kënaqur me kushtet e punës që bën në Kosovë, pasi thotë se merr pagë të mirë, shkaku i përvojës së tij 17-vjeçare në këtë profesion.

“Por, në fakt, nuk ia vlen me këtë profesionin tim që e kam… nuk ia vlen të shkosh [jashtë] ta maltretosh veten, ta ndërtosh jetën prej zeros”, thotë ai.

Nga Finlanda në Mitrovicë: “Kosovën nuk e ndërroj me asnjë vend në botë”

Pesë vjet më parë, një i ri nga Mitrovica dhe bashkëshortja e tij blenë bileta njëdrejtimëshe nga Kosova për në Finlandë.

Si vetëm 21-vjeçar, ai filloi të punonte në instalimin e ventilatorëve, ndërsa bashkëshortja e tij qëndronte në shtëpi.

Me kalimin e kohës, të dy u dorëzuan nga jetesa jashtë Kosovës. Bashkëshortja e tij u kthye rreth dy vjet pas shpërnguljes në Finlandë, ndërsa 26-vjeçari ka rreth gjashtë muaj që është kthyer në vendlindjen e tij.

“[Jashtë orarit të punës] flija. Punoja rreth 12-13 orë në ditë. E kam provuar [se si është] të rrish pa ngrënë e gjithqysh. I di të gjitha hallet. Sikur të më thonë që dhjetë mijë euro e ke rrogën, nuk shkoj më”, thotë mitrovicasi që tani punon si taksist.

Ai thotë se vendimin për t’u kthyer e mori shkaku i punës së vështirë dhe çmimeve e taksave të larta në Finlandë, që e linin pa kursime në fund të muajit, e kështu edhe pa mundësinë për të blerë biletë për ta vizituar Kosovën.

“A e di se sa njerëz janë kthyer në Mitrovicë? Krejt janë taksistë ose punojnë në ndërtimtari. Këtu s’e dinë se si është atje. Ti u tregon, ata thonë ‘këqyre, për inat po flet’”, thotë ai.

 Ndër arsyet kryesore që kanë nxitur kosovarët drejt emigrimit, është punësimi, sipas ASK-së, që në Kosovë arrin deri në 12 për qind.

Paga mesatare në vend, sipas të dhënave të fundit nga viti 2022, është 521 euro në muaj, dukshëm më e ulët sesa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, në vitet e fundit – shkaku i pandemisë COVID-19 dhe nisjes së luftës ruse në Ukrainë – çmimet për shumë produkte dhe shërbime janë rritur dukshëm.

I nxitur nga këto kushte, mitrovicasi e kishte provuar të jetonte edhe në Gjermani, por sërish u zhgënjye: nuk arrinte të fitonte aq sa kishte menduar.

“Me Kosovën nuk e ndërroj asnjë vend në botë. Asnjë vend s’është më i mirë se Kosova”, thotë ai. /tesheshi.com/

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Nga Besnik Sinani: Martesa poligame dhe kufijtë e shtetit

Nga Besnik Sinani: Martesa poligame dhe kufijtë e shtetit

Politikani gjerman me një video nga Beogradi: “A ndodh kjo diku tjetër në Evropë?!”

Politikani gjerman me një video nga Beogradi: "A ndodh kjo diku tjetër në Evropë?!"

Rama për Trump, jo ai 2016-ës

Rama për Trump, jo ai 2016-ës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni