Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“lajTme”, zgjedhja Besfort Idrizit mbi çka ndodh në Maqedoni: më mirë me qesh se me të qarë nuk i dilet!

by te Sheshi
06/05/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
“lajTme”, zgjedhja Besfort Idrizit mbi çka ndodh në Maqedoni: më mirë me qesh se me të qarë nuk i dilet!

“lajTme”, është një version i ri i informimit të opinionit në Maqedoni. Nuk bëhet fjalë për ato lajme klasike, por ato  janë lajme komike, satirike të cilat e paraqesin realitetin e qytetarëve, gjegjësisht shqiptarëve në Maqedoni nga një këndvështrim ndryshe prej edicioneve informative të lajmeve të përditshme. Në këtë mënyrë, “lajTme” ka sjellur risi në hapësirën tonë të zymtë mediatike Për më shumë rreth “lajTmeve”, tesheshi.com ka realizuar një intervistë me aktorin kryesor dhe moderator i “lajTmeve”, Besfort Idrizi…

Intervistoi: Mensur Krasniqi

Ajo që i’u bie në sy kohës fundit shikuesve të ekraneve televizive janë “lajTme-t”. Pse jo lajme por lajTme?besf2

Sepse nuk janë lajme J Bëhet fjalë për edicion informativ, apo lajme, por këto lajme janë pak më ndryshe nga lajmet e zakonshme, prandaj edhe që nga emri besoj që mund të kuptohet kjo ide. Janë më ndryshe sepse i trajtojnë temat dhe ngjarjet që trajtohen në të gjitha lajmet e zakonshme, por këtu nga një këndvështrim kritik dhe komik, apo satirik. Mandej edhe fjala lajTme s’është aq e panjohur në vendin tonë. Ky term përdoret mjaft nëpër shumë dialekte të gjuhës tonë dhe besoj që të gjithë e kanë të qartë lidhjen midis kuptimit të fjalës lajme dhe lajTme.

Po thoni se lajTme-t janë risi në hapësirën tonë të zymtëmediatike, që i bie se një lloj i tillë i lajmeve nuk ka ekzistuar në Maqedoni dhe rajon. Atëherë nga e keni trashëguar, ose cila është zanafilla e saj?

Për në rajon nuk jam i sigurt, por për në Maqedoni me siguri do thosha që kanë qenë risi dhe vazhdojnë të jenë të tilla. Në ndërkohë, nga edicioni i parë që është publikuar para 3 viteve, gjer tani, janë paraqitur nëpër media të ndryshme herë imitime, herë programe të ngjashme, por përsëri lajTme vazhdon të mbetet lajTme. Sa për zanafillën e lajTme-ve, më duhet të them që ajo ka qenë në një rubrikë të veçantë dhe mjaft të lexuar në portalin almakos, e quajtur thumb, ku shkruheshin lajme të pavërtetë, të trilluara, por me përmbajtje mjaft thumbuese si për politikanët tanë, ashtu edhe për qytetarët. Prej kësaj rubrike, me iniciativë për ta mbi ndërtuar, lindën lajTme-t.

Përveç jush si prezantues, kush janë aktorët tjerë dhe stafi punues i lajTme-ve?

Aktorët tjerë janë Fisnik Zeqiri dhe MarjanGjorgjievski, dy aktorë mjaft të suksesshëm në profesionet e tyre dhe sigurisht janë të njohur për audiencën, në Maqedoni të paktën, përmes roleve dhe projekteve ku ata kanë marrë pjesë. Përveç aktorëve, aty ka edhe mjaft njerëz tjerë që me kontributin e tyre ndikojnë që lajTme-t ta marrin formën e tyre. Nuk do mundja t’i përmend të gjithë që janë pjesë e ekipit, por do mundesha ta veçoj kontributin e opinionistitmRamadanRamadanit si skenarist, apo si njeriu i cili e jep bazën për t’i bërë lajTme-t.

Cilat janë tematikat më të shpeshta që trajtohen në edicionet e lajTme-ve?

Tematikat janë të llojllojshme, ato varen nga gjërat që ndodhin në shoqërinë tonë. Meqë lajTme bëhen një herë në javë, çdo edicion i veçantë i trajton fenomenet që kanë ndodhur gjatë javës së shkuar, apo me një fjalë, në lajTme trajtohen temat aktuale në vend. Ndoshta më shpesh temat të cilat përpunohen janë politike, por jo rrallë shtjellohen edhe probleme shoqërore nga sferat e ndryshme.

Sa është e vështirë të realizohet një projekt i tillë, si në aspektin profesional, po edhe financiar?

Klisheja thotë që çdo gjë është e lehtë kur bëhet me dëshirë, por unë nuk pajtohem me këtë. Mendoj që çdo gjë është e vështirë kur përpiqemi ta bëjmë mirë, apo ta japim maksimumin tonë. Kështu është edhe me lajTme-t. Mendoj që më lehtë do të ishte të mos bëjmë asgjë. Por, kur veçse e ndërmarrim një punë dhe kur përpiqemi ta arrijmë rezultatin e synuar, atëherë gjërat nuk arrihen edhe aq lehtë. LajTme-t si dhe çdo gjë tjetër, kërkojnë punë, mund, angazhim dhe gjithsesi, financa. Sa ju përket financave, tash për tash mund të lavdërohem që jemi mirë, por njëkohësisht do më duhet të them se jam skeptik për sa i përket qëndrueshmërisë dhe ekzistimit të lajTme-ve si produkt i pavarur. Kjo për arsye se nuk mendoj që te ne ka klimë të mirëfilltë mediatike dhe pavarësi të mediave, për dallim nga rajoni. Këtë mundeshim ta shohim edhe në raportin e fundit të FreedomHouse ku Maqedonia është e fundit në rajon. Kjo njëkohësisht flet për nevojën e vendit tonë për lajTme dhe për përmbajtje të ngjashme mediatike, por edhe për pamundësinë e këtyre programeve për të mbijetuar si të pavarura, falë gjendjes së mediumeve. Që po ashtu flet edhe për një varësi të projekteve të tilla nga donatorët e ndryshëm, që për fat të keq nuk gjenden lehtë dhe jo çdoherë produktet e këtilla mediatike mund ta gjejnë veten në programet dhe qëllimet e tyre.

Dhe për në fund, nëse vërtetë jeni të kënaqur nga shikueshmëria e lajTmeve, planifikoni që këtë projekt ta shtrini edhe në vendet e rajonit, Kosovë dhe Shqipëri?

Hmmm… Nga shikueshmëria jam i kënaqur edhe pse çdoherë mundet edhe më mirë, por sa për pjesën e dytë të pyetjes, …nuk e di, nuk e kam menduar. Fillimisht lajTme është nisur si projekt që do të merret me fenomenet në Maqedoni, si dhe fenomenet në rajon që mund të ndikojnë te ne. Së këndejmi edhe përmbajtjet e lajTme-ve janë dygjuhësore me mundësi për t’u inkuadruar edhe gjuhë tjera që fliten në vendin tonë. Por, sa i përket shtrirjes edhe në rajon, së pari nuk jam i sigurt nëse rajoni ka nevojë për lajTme-t tona, sepse ata mund t’i kenë lajTme-t e veta dhe po ashtu nuk jam i sigurt që do mundeshim të mbledhim aq ekip të madh që do të merrej dhe do t’i përcillte të gjitha ngjarjet në rajon. Mendoj që do ishte e pamundur. Por nga ana tjetër, meqë lajTme-t përveç që emitohen në TV Shenja, që sinjalin e saj mund ta kapin vetëm banorët e Maqedonisë, ato emitohen edhe në TV Era që është kanal satelitor dhe po ashtu ekzistojnë edhe online nëpër rrjetet sociale dhe video kanalet. Kështu që ata që duan t’i ndjekin lajTme-t, mund ta bëjnë këtë në mënyra të ndryshme dhe jo vetëm në rajon, por nga mbarë bota. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Për herë të parë në historinë e Francës: një muslimane me ngjyrë, kandidate për presidente të vendit

Për herë të parë në historinë e Francës: një muslimane me ngjyrë, kandidate për presidente të vendit

Një mrekulli: lind dreri në rrezik zhdukje (foto)

Një mrekulli: lind dreri në rrezik zhdukje (foto)

Sevilja dhe Liverpuli janë dy finalistët e Ligës së Europës

Sevilja dhe Liverpuli janë dy finalistët e Ligës së Europës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni