Ylli portugez i Real Madrid ka një problem të ri.
Cristiano Ronaldo nuk po gjen qetësi në rastin e akuzës për evazion fiskal.
E përditshmja sportive madrilene “AS’ ka njoftuar se sulmuesi ka marrë ultimatum nga autoritetet përgjegjëse për të ofruar dokumentacionin e plotë të nevojshëm që do ta dëshmonte pafajësinë e tij.
Ronaldo akuzohet se fshehu 14.7 milionë euro nga 1 gushti i vitit të kaluar.
Agjencia për deklarimin e pasurisë ka konstatuar se Ronaldo ka bërë veprimtari të ngjashme edhe në vitet e mëparshme. /tesheshi.com/