Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’thonë talebanët pas një viti sundim?

    Ç’thonë talebanët pas një viti sundim?

    SHBA guxon sërish me Tajvanin

    SHBA guxon sërish me Tajvanin

    Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

    Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

    Tragjedia e Cetinjës, “pse” ende pa përgjigje për vrasësin

    Tragjedia e Cetinjës, “pse” ende pa përgjigje për vrasësin

    Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

    Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

    Denoncimi: ushtaraku kanadez i OKB, si çetnik në Bosnje

    Denoncimi: ushtaraku kanadez i OKB, si çetnik në Bosnje

    New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

    New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

    “Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

    “Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

    Kroatët: kur Brnabiç lundronte ilegalisht në ujrat tona

    Kroatët: kur Brnabiç lundronte ilegalisht në ujrat tona

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’thonë talebanët pas një viti sundim?

    Ç’thonë talebanët pas një viti sundim?

    SHBA guxon sërish me Tajvanin

    SHBA guxon sërish me Tajvanin

    Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

    Egjipt: mesha e koptëve kthehet në mort

    Tragjedia e Cetinjës, “pse” ende pa përgjigje për vrasësin

    Tragjedia e Cetinjës, “pse” ende pa përgjigje për vrasësin

    Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

    Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

    Denoncimi: ushtaraku kanadez i OKB, si çetnik në Bosnje

    Denoncimi: ushtaraku kanadez i OKB, si çetnik në Bosnje

    New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

    New York Times: A po përdoret Serbia nga Rusia për provokim lufte në Ballkan?

    “Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

    “Sekretet”: për ç’mund të akuzohet Trump

    Kroatët: kur Brnabiç lundronte ilegalisht në ujrat tona

    Kroatët: kur Brnabiç lundronte ilegalisht në ujrat tona

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Rrugëtimi i “Rambos” drejt bastit të jetës-postit të kryeministrit: një obsesion më shumë sesa një projekt politik

Nga te Sheshi
09/09/2017
në Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Haradinaj e pranon: ende nuk ka marrëveshje me AKR-në e Pacollit

Nga Ylli Pata

Rrugëtimi i Ramush Hardinajt drejt postit të kryeministrit nuk ka qenë realisht një projekt politik, e as një cak logjik i një zhvillimi politik të një lideri, politikani apo burrështetasi.

Është një fiksim, gati gati një obsesion i “Rambos”, këtij personazhi mjaft të njohur, figure komplekse dhe  njeriu të famshëm të Kosovës, që prej ditës kur ka varur në garderobën e shtëpisë uniformën e Gjeneralit të TMK-së, që e mori pas asaj të UÇK-së.

Ramush Haradinaj është padyshim një pinjoll i një familje të rëndësishme shqiptare. Familja Haradinaj është një alterego e asaj Jashari në Drenicë që ka shënuar qendrën nevralgjike të rezistencës shqiptare ndaj regjimit gjakatar serb në zonën e Dukagjinit.

Ramushi vetë është një person që ka cilësi mjaft të rëndësishme, ku dy më të mëdhatë janë trimëria dhe ambicja.

Haradinaj si komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, arriti realisht të kthehet në një figurë të rëndësishme, së pari në planin ushtarak. Ai mbajti peshën e madhe të përplasjes së egër në kufirin me Shqipërinë të makinës ushtarake të Millosheviçit. Dhe ia doli për bukuri. Kjo dhe falë aftësive jo thjesht si trim i çartur, por edhe për të drejtuar një formacion ushtarak, edhe pse nuk ishte profesionist. Individualisht është një djalë i lexuar, njeh disa gjuhë të huaja mirë.

Por rrugëtimi politik i Haradinajt ka qenë një rrugë paksa me kthesa dhe jo-lineare. Më shumë se një forcë politike reale, ai krijoi një formacion më shumë krahinor sesa një grup që përfaqëson një kauzë politike, ekonomike dhe sociale të caktuar. Pra nuk ka pasur që në fillim ndonjë projekt politik të caktuar apo model të elaboruar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, megjithatë është një nga partitë më të organizuara në Kosovë. Kjo duket që në fillimet e saj dhe shikohej që në selinë qëndrore të AAK-së, ku ndryshe nga LDK dhe PDK që ishin të rrëmujshme, te zyrat e Ramushit ka pasur një disiplinë perfekte. Një aparat fantastik partiak që punonte si një institucion apo makinë që drejtoi për 20 vite një lëvizje elektorale që kryesisht votat i merr në pjesën perëndimore të Kosovës.

Politikisht Ramushi krijoi një grup të majtë, duke marrë rreth vetes grupime të ish-LPK-së, pra grupi marksist i rezistencës, që megjithatë pas disa viteve e ktheu partinë një një lëvizje politike të qendrës së djathtë.

Mori që në fillimet e tij një këshilltar të famshëm, madje shumë të famshëm siç ishte i ndjeri Mahmut Bakalli, drejtues politik i Kosovës në epokën komuniste.

Por për gjithë rrugën e tij, AAK edhe pse është rritur e ulur sipas rastit, gjithsesi ka mbetur në margjinat e një partie e Dukagjinit, duke u renditur e treta apo e katërta. Por prej vitit 2003 kjo parti ka vetëm një objektiv: të bëjë Ramush Haradinaj kryeministër të Kosovës.

Objektiv që në fillim u arrit nëpërmjet një koalicioni me Ibrahim Rugovën, që u duk se po krijonte një pol politik në Kosovë që do të vazhdonte me vite e vite, duke e lënë PDK-në e Hashim Thaçit në margjinat opozitare, siç është aktualisht Vetëvendosja e Albin Kurtit.

Por ndodhi kërkesa për Hagë, pas vetëm një viti, që i ndërpreu punën në mes dhe i hoqi Ramushit mundësinë për të krijuar një model që ndoshta do të bëntë më të qartë profilin e tij.

Në vitin 2006 u shpall i pafajshëm, por pas një viti u burgos sërish.

Një burgim i gjatë, që e la në qeli edhe ditën më të rëndësishme të Kosovës, pavarësinë e saj.

Dalja nga burgu në vitin 2012 e solli si hero në Kosovë. Por në terren kishin ndodhur lëvizje tektonike: Rugova nuk ishte më, LDK po degradohej, kurse PDK e Thaçit kishte fituar terren në mënyrë agresive.

I pafajësuar për herë të dytë, Ramush Haradinaj u kthye me një popullaritet të shtuar, një rast i artë për “legjendën e gjallë” të Dukagjinit: të ndërmerrte nismën e ngritjes së një opozite alternative ndaj PDK-së, një opozitë që përgatitej për të qeverisur Kosovën, me një projekt, model dhe ekip qeverisës. Natyrisht jo vetëm, por me Vetëvendosjen në radhë të parë e natyrisht me LDK-në.

Por Haradinaj i kërkoi Thaçit një marrëveshje për t’u bërë Kryeministër. Natyrisht që mori kundërshtinë e fortë. Atëherë Haradinaj del në opozitë, kur e gjithë Kosova e dinte se kishte negociata për të bërë Rambon kryetar qeverie. Si objektiv i jetës së tij, si një obsesion për atë që nuk e kishin lënë disa vite më parë të krijonte modelin e tij, ja kishin prerë punën në mes.

Rikthehet në opozitë, por nuk ndërmerr një nisëm politike, duke i lënë Vetëvendosjes detyrën e kundërshtueses ë frymës anti-Thaçi.

Del në zgjedhjet e vitit 2014 si parti më vete, por menjëherë pasi Hashim Thaçi nuk arrin shumicën absolute në zgjedhje, bashkohet me Albin Kurtin, Isa Mustafën dhe Fatmir Limajn, në një front për të mos lënë kreun e PDK-së që të formojë qeverinë. Krijohet një lëvizje anti-Thaçi, që rrëzohet menjëherë pasi Isa Mustafa vendos të krijojë një koalicion të madh me “armikun” Hashim.

Këtu nis guerrilja e madhe dhe e besdisshme urbane së bashku me Vetëvendosjen që sjell për gati dy vjet gaz lotsjellës dhe përplasje civile në vend; betejë që si cak kishin të ndalonin Hashim Thaçin të bëhej President i Republikës, sipas marrëveshjes me LDK-në.

Krijon edhe një kauzë që ishte Demarkacioni apo mbrojtja e kufijve, tokave të Bjeshkëve që “po i merrte Crnogora”.

Megjithatë nuk arriti objektivin të zbrapsë Hashim Thaçin, i cili zgjidhet kryetar i shtetit.

Atëherë Ramushi ndryshon drejtim dhe bën gati lëvizjen për t’u bashkuar me shokët e tij të luftës që u nda ashpër në vitin 1999. Me një kusht të qartë: “kryeministër bëhem unë!”.

I shërben edhe një rast që ai ishte stërvitur mirë, arrestimi i katërt në Francë që i vendos në shpatulla precedentin e katërt të luftës së Beogradit që kërkoi kokën e Ramushit në Serbi; një betejë që natyrisht e fitoi dhe i dha sërish një vëmendje, një reputacion të shtuar në publikun mbarëshqiptar.

Por në zgjedhjet e 11 qershorit, kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u bashkua me armiqtë e tij 20-vjeçarë në politikë, arriti të marrë më pak se 40% të Parlamentit, duke e futur në sikletin që të përdorë fuqitë personale dhe klanore për të gjetur deputetë.

Në fund ja arrin që të shkëpusë Behgjet Pacollin me 3 deputetë të tij, i detyruar nga ana tjetër që t’i japë më shumë se çerekun e qeverisë.

Por tani më shumë se burrëria, vlen më shumë kapaciteti më shumë politik sesa taktik i Gjeneralit që spaletat nuk i zhveshi kurrë realisht. Deri tani Ramushi ka qenë në një luftë të egër: atë për t’u bërë kryeministër me çdo kusht. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Cilat janë 10 vendet më të pasura në botë? SHBA, në fund të listës
Ekonomi

Cilat janë 10 vendet më të pasura në botë? SHBA, në fund të listës

15/08/2022
Armeni: ç’ndodhi në tregun Jerevanit?
Kronikë

Armeni: ç’ndodhi në tregun Jerevanit?

15/08/2022
Një letër e Putinit për Kim Jong-un
Diplomaci

Një letër e Putinit për Kim Jong-un

15/08/2022
Lajme të tjera
Tahiri-Beqaj u lanë jashtë kabinetit “Rama2”, ja ku u ulën në seancën e parë të Kuvendit…(foto)

Tahiri-Beqaj u lanë jashtë kabinetit “Rama2”, ja ku u ulën në seancën e parë të Kuvendit…(foto)

LDK-Haradinajt: Nëse e ndryshoni ligjin për Demarkacionin, të japim dorën

LDK-Haradinajt: Nëse e ndryshoni ligjin për Demarkacionin, të japim dorën

Kek me mollë dhe arra, i duhuri për këtë stinë

Kek me mollë dhe arra, i duhuri për këtë stinë

TË FUNDIT

Armeni: ç’ndodhi në tregun Jerevanit?

Armeni: ç’ndodhi në tregun Jerevanit?

55 minuta Më parë
Një letër e Putinit për Kim Jong-un

Një letër e Putinit për Kim Jong-un

1 orë Më parë
E shtëna fatale në sheshxhirim, FBI rrëzon Baldwin: “Ti e tërhoqe këmbëzën!”

E shtëna fatale në sheshxhirim, FBI rrëzon Baldwin: “Ti e tërhoqe këmbëzën!”

2 orë Më parë
Pamje: përplasje “gjelash” në Premier League

Pamje: përplasje “gjelash” në Premier League

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Cilat janë 10 vendet më të pasura në botë? SHBA, në fund të listës

Cilat janë 10 vendet më të pasura në botë? SHBA, në fund të listës

15/08/2022
Ç’thonë talebanët pas një viti sundim?

Ç’thonë talebanët pas një viti sundim?

14/08/2022
Sikur Turqia të merakosej për shaminë në Kosovë…

Sikur Turqia të merakosej për shaminë në Kosovë…

14/08/2022
Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

Mar-a-Lago e Trump-it: aty ku u ngjizën sulmet ndaj ISIS dhe Sirisë

14/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Amir B. Ahmeti: Kosova: shtet laik, sekular apo ateist?

Nga Evans Drishti: Mos e quani (zh)”veshjen” kulturë, ajo është arrogancë…

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist