Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Labinotë Demi Murtezi: Zënka ime me Albuena Haxhiun dhe ç`po e degradon Kuvendin e Kosovës

by te Sheshi
21/10/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Labinotë Demi Murtezi: Zënka ime me Albuena Haxhiun dhe ç`po e degradon Kuvendin e Kosovës

Nga Shkëlzen Rrecaj

Labinotë Demi-Murtezi, gruaja kurajoze nga Gjilani, ndoshta nuk e kishte menduar se do gjendej në një parlament si ky i tanishmi në Kosovë ku të vjen të përlotesh, jo vetëm nga gazi lotsjellës që lëshon opozita, por dhe nga degradimi i komunikimit demokratik që ka pësuar ligjërimi politik në Kosovë.

 Znj. Demi-Murtezi për portalin tesheshi.com, ajo  ka folur pikërisht për bllokadën në Kuvend, zënkën me deputeten Haxhiu, por dhe për rolin e saj aty, motivin bazë që e ka shtyrë të jetë kontribuese në politikë…  

 Znj. Demi- Murtezi, si po i përjetoni këto ditë të trazuara në Kuvendin e Kosovës?

Kjo bllokadë që po vazhdon e po bëhet gjithnjë më e ashpër, është me e keqja që mund t’i kishte ndodhur vendit tonë. Tentativa për t’i dëmtuar institucionet dhe krerët e tyre, veprimet jodemokratike në tempullin e demokracisë, janë një imazh i keq dhe shkak reale për t’i dëmtuar proceset në të mirë të vendit siç janë MSA-ja, anëtarësimi në UNESCO, liberalizimi i vizave në prag të të cilit jemi, etj.gaz_1444632925-7444918

Për mua dhe partinë time këto ngjarje janë të papranueshme. Ofendimet e rënda dhe dhuna fizike po bëhen gjëra rutinë në Kuvend, duke mos lënë hapësirë kohore dhe mundësi reale për të diskutuar.

Ju keni pasur një debat të nxehtë në korridoret e Kuvendit me deputeten e VV-së Albulena Haxhiu. Cc`ndodhi realisht?

Pas provokimeve të shumta në seancën plenare, ndjeja një përgjegjësi morale t’u them kolegëve të opozitës që të mos provokojnë të paktën ne si femra. Pas një takimi të rastësishëm në korridor me kolegen Albulena Haxhiu, edhe ia thashë atë që mendoja. Mirëpo kolegja ime jo vetëm që nuk më mirëkuptoi, por filloi me akuza e ofendime që më detyruan më pas të mendoj që nuk ia vlen.

Po flitet se po përgatiten trazira në Kosovë. Sa është e vërtetë kjo dhe cili është qëndrimi i PD-së?

Nuk dëshiroj të besoj asnjëherë se po përgatitën trazira me të mëdha se këto që po ndodhin në Kuvend. Partia e Drejtësisë vëzhgon ngjarjet me kujdes, ndërkaq veprimet tona përkojnë me programin e partisë sonë, me rregullat dhe ligjet e institucioneve të vendit, dhe mbi të gjitha ta ruajmë qetësinë dhe të japim kontributin tonë ashtu siç na takon. Për këtë rast PD edhe ka dhënë një deklaratë për media.

Labinotë Demi-Murtezi ne kuvend

Pozita juaj është dhe paksa delikate aty, për shkak të statusit fetar vecc atij politik. Muslimane kokë e këmbë si i thonë, por që veproni në një shtet laik. Si ja bëni?

Përgjegjësia e secilit deputet është e madhe në esencë, për secilën femër është një barrë edhe me e rëndë, duke pasur parasysh obligimet që ka gruaja në shtëpi e në familje. Ndërkaq, shteti mbetet laik në udhëheqje, gjithçka funksionon në bazë të ligjeve që burojnë nga Kushtetuta e Republikës. Mirëpo secili besimtar vazhdon punën dhe përditshmërinë e tij, qoftë ai musliman, i krishterë apo ortodoks, ngase këtë liri fetare për ta manifestuar edhe në publik ia garanton po kjo Kushtetutë.

Në zgjedhjet e fundit ju dolët si femra më e votuar brenda koalicionit “misioni i ri”, diccka që duhet t`ju ketë sadisfaksionuar patjetër…

Në zgjedhjet e fundit parlamentare unë isha femra më e votuar brenda koalicionit. Në atë listë të përbashkët nga 4 ose 5 parti politike,  unë isha e teta për nga numri i votave në përgjithësi, ndërkaq si femër isha më e votuara. Po ashtu në atë listë kishte edhe ministra, edhe deputete me disa mandate, nuk ishte e lehtë të arrije me vota në atë stad.

Si janë marrëdhëniet tuaja me deputetët tjerë në parlamentin e Kosovës, me theks të veçantë me gjininë femërore?

Raportet e mia janë të mira më të gjithë në përgjithësi, pavarësisht gjinisë. Raporte të shëndosha, kolegiale, bashkëpunuese, duke përjashtuar seancat e sezonit vjeshtor.

Ju keni takime edhe me stafin diplomatik. A mund të na tregoni si janë marrëdhëniet me ta dhe si e vlerësojnë ata një deputete me mbulesë në kuvendin e Kosovës?

Nuk kam vërejtur asnjë lloj ndryshimi raportesh me mua në krahasim me deputetët tjerë, në asnjë aspekt. Çdo vend tjetër që ka ambasadorët dhe stafin e tyre diplomatik në Kosovë, e kanë ditur se Kosova ka një popullsi shumë etnike, shumë konfesionale, ndërkaq dominojnë shqiptarët muslimanë. Dhe është shumë e natyrshme që puna me qytetarët dhe me institucionet, të bien në kontakt edhe me njerëz që bindjet e tyre fetare nuk hezitojnë t’i publikojnë.

A mendoni se prezenca e juaj në Parlamentin e Kosovës, ka ndikuar që të ndryshohet ligji për shërbyesit civil ku edhe në sektorët tjerë është lejuar mbulesa, ku dihet fare mirë që edhe partia juaj ka pasur pikë në progresin elektoral?

Fatmirësisht që ligji për shërbyesit civilë po pastrohet nga disa te meta, siç ka qenë edhe kodi i veshjes. Konsideroj se prezenca ime, mbështetja ime me numër të konsiderueshëm të votave, ka reflektuar për sensibilizim dhe stabilizim të situatës, në sensin e të drejtave dhe lirive të njeriut, me theks të veçantë të lirive fetare.

Sa keni mbështetje nga shoqëria civile në Kosovë në punën tuaj, duke e pasur parasysh që je e vetmja deputete me mbulesë, ku edhe kushtetuesja i kushton mjaft rëndësi respektimit të drejtave të njeriut?

Nga pozicioni që kam, asnjëherë nuk jam diskriminuar që këtë çështje ta ngris duke iu referuar shoqërisë civile. Vazhdoj të takoj qytetarë dhe mbështetës çdo ditë, me të cilët ndaj mendime dhe përvoja për ngritje të çështjeve me rëndësi për qytetarët.

Ju keni patur qasje edhe si gazetare. Cili është mendimi i juaj për gazetarin e sotme?

Unë krahas shumë aktiviteteve tjera që kam pasur si nxënëse dhe studente, edhe gazetaria ka qenë një fushë të cilën e kam dashur dhe vazhdoj ta dua. Fatkeqësisht, gazetaria jonë nuk është ajo të cilën unë do ta dëshiroja, pa u futur në detaje.

labinotga1-1402490565

Siç dihet, Partia e Drejtësisë ishte përcaktuese e dominimit të koalicionit “misioni i ri” në zgjedhjet e kaluara, cila do të jetë e ardhmja e PD-së dhe pozicioni i juaj në PD dhe hapat e ardhshëm, siç po flitet në opinion se PD-ja është duke ecur drejt një konsolidimi gjithnjë e më të fuqishëm?

Partia e Drejtësisë, parti me 16 vite në skenën politike kosovare, ka ruajtur vazhdimësinë e punës se saj bazuar në programin e partisë. PD ka votuesit e saj, njerëzit që përditshmërinë e tyre kanë programin e partisë në punë dhe profesion dhe kësisoj u mbetet besnike elektoratit të saj. Është e vërtetë që ne i kemi mundësuar avancimin me votë koalicionit “Misioni i Ri” krahas partive tjera, dhe vazhdojmë të jemi në koalicion.

Siç e dini, prof.dr. Ferid Agani tash udhëheq Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërkaq unë si deputete jam anëtare e komisionit për buxhet dhe financa.

Puna jonë e sinqertë, besnikëria në bashkëpunim dhe përkushtim për qasje sa me profesionale, po rezulton me përtërirje dhe interesim tek qytetarët për t ‘u bërë pjesë e programit tonë partiak./tesheshi.com/

 

 

 

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Iker Casillas tashmë një legjendë e Ligës së Kampionëve

Iker Casillas tashmë një legjendë e Ligës së Kampionëve

Epidemia e ‘mbyti’, kisha e shek XVI ‘ngjallet’ në Meksikë

Epidemia e ‘mbyti’, kisha e shek XVI ‘ngjallet’ në Meksikë

KQZ: Rishpërndahen fondet për partitë politike, kush nuk kthen paratë nuk regjistrohet

KQZ: Rishpërndahen fondet për partitë politike, kush nuk kthen paratë nuk regjistrohet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.