Aktualisht, pasuria e tij neto është mbi 12 miliardë dollarë. Perandoria mediatike e menaxhuar nga biznesmeni i njohur po zgjerohet me shpejtësi. Ndaj ky fakt ka bërë që shumë njerëz ta cilësojnë atë si “francezi Rupert Murdoch”.
Kompania e manjatit francez 70-vjeçar konsiderohet një konglomerat i përhapur me vlerë 20 miliardë euro. Ai kontrollon gjigantin mediatik Vivendi, me kompaninë e filmit dhe televizionit Canal+, kanalin e lajmeve CNews dhe Hachette, shtëpia e tretë botuese më e madhe në botë.
Të shumtë janë ata që e akuzojnë Bolloré se ka miratuar një axhendë ideologjike thellësisht konservatore, të cilën ai tashmë ka filluar ta zbatojë. Në fakt, programi i tij konservator në fjalë po hyn në kanalet e Canal+. Bindjet politike konservatore të Bolloré po shkaktojnë trazira në Francë. Pavarësisht kritikave, miliarderi i njohur pohon se mediat që ai drejton “thjesht diferencohen politikisht” nga të tjerat.
Edhe pse Bolloré nuk ka shprehur ende dëshirën për t’u futur në arenën politike jashtë Francës – siç ka bërë Murdoch respektivisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA – miliarderi francez ka gjetur mënyra për të patur një ndikim në mënyrën e tij, në skenat politike të vende të tjera në Evropë dhe Afrikë.
Kush është Vincent Bolloré?
I lindur në një periferi të pasur të Parisit, Bolloret është pasardhësi i një familjeje që arriti të krijojë një nga prodhuesit më të mëdhenj të letrës 200 vjet më parë, në skajin perëndimor të Francës. Biznesmeni i njohur e ka nisur karrierën si bankier. Më pas ai u bashkua me Edmond de Rothschild përpara se të rinovonte fabrikën e familjes së tij dhe ta bënte atë publike. Me kalimin e viteve, grupi i tij u rrit. Falë këtij suksesi, pasuria e tij arriti të arrijë afërsisht 6.2 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Vitet e fundit, grupi Bolloré ka rritur investimet e tij, duke kërkuar të ndërtojë një perandori evropiane për të rivalizuar Netflix dhe Walt Disney. Bolloré ka aksione me vlerë rreth 7 miliardë euro në Universal Music Group. Për më tepër, Bollore SE dhe Vivendi kishin së bashku 5.4 miliardë euro linja krediti në fund të vitit 2021 për blerje të mundshme, sipas raporteve të tyre vjetore. /tesheshi.com/