Shkencëtarët kanë zbuluar gjurme të një fshati të çuditshëm në shkretëtirën mes Iranit dhe Afganistanit.
Ata kishin rënë në gjurmët e tij disa dekada më parë, por tani janë bindur se ai ka qenë një fshat xhuxhësh ku gjatësia mesatare e njerëzve ishte 50 centimetër dhe maksimumi i tyre arrinte 1 metër.
Fshati quhet “Makhunik” dhe ndodhet 75 kilometër nga kufiri me Afganistanin.
Duke kërkuar për shkaqet e kësaj gjatësie jo normale të banorëve të disa shekujve më parë, shkencëtarët kanë zbuluar se ajo lidhet me keq ushqyerjen për shkak të klimës së zonës.
“Shkretëtira nuk lejon që këtu njerëzit të kujdeseshin për kafshë. E vetmja mundësi ushqimi e tyre ishin rrepat, drithi dhe hurmat. Besojmë se keq ushqyerja është shkaku i trupit të tyre të shkurtër”, shpjegojnë shkencëtarët.
Fshati është kthyer në një destinacion turistik pavarësisht se aty banojnë banorë të tjerë tani./tesheshi.com/