Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pasi në mungesë kuorumi nuk ka arritur të marrë vendim për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ta rrëzuar Gjykatën Speciale, kjo kërkesë e 43 deputetëve nënshkrues.
Kreu i Kuvendit tha se nuk kanë mundur të marrin vendim për seancën për shfuqizimin e Ligjit për Specialen. Pasi sipas tij, nuk ka kourum për një gjë të tillë.
“Nuk ka kuorum dhe ne rrethana të tilla nuk do të mbajnë seancën e jashtëzakonshme deri në njoftimin e radhës për procedurat e më tejme që i kemi”, ka thënë kryeparlamentari, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë të mbajtur të premten pas orës 21:00.
Po ashtu Veseli, ka njoftuar se në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit nuk ishin të pranishëm LVV, LDK dhe Lista Serbe.
Dy anëtarët e Kryesisë nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Aia Dërguti kanë qëndruar në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së ku kanë mbajtur takim me ambasadorët.
Kujtojmë se në rast se Kryesia vendos ditët e ardhshme pro mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, për të shfuqizuar Specialen kërkohet vota e vetëm 31 deputetëve nga 61 sa duhet të jenë në sallë për kuorum. /tesheshi.com/