Videot e rrugëve të mbuluara “nga bora” në Kuvajt u bënë virale në mediat sociale të martën.
Qytetarët e rajonit Shu’aiba dhe Mina Abd Allah përjetuan një surprizë të madhe në një vend ku temperatura e ajrit ra ndjeshëm, deri në 14 gradë.
Rrugët me sa duket janë të mbuluara me borë, por në realitet është një përzierje shiu dhe breshëri.
Qendra Meteorologjike e Kuvajtit tha se vendi i Gjirit do të goditet nga shira sporadike nga e marta pasdite deri në mëngjesin e së mërkurës.
Qendra ka paralajmëruar për stuhi të shpërndara mesatare deri të forta që mund të shoqërohen me breshër. Era mund të arrijë shpejtësinë 55 kilometra në orë, e cila do të shkaktojë rënie të dukshmërisë në zona të caktuara.
Ministria e Brendshme njoftoi mbylljen e një sërë autostradash pas grumbullimit të ujit në sipërfaqet e tyre për shkak të reshjeve të dendura.
Temperaturat në Kuvajt mund të kalojnë 55 gradë Celsius në muajt e verës dhe rrallë bien nën 20 gradë Celsius në dimër.
Bora në Kuvajt nuk është një dukuri e zakonshme. Ajo ra për herë të parë në historinë e vendit në janar 2016. Ndryshe nga Kuvajti, në Arabinë Saudite fqinje bie rregullisht borë dhe nuk është asgjë e re. /tesheshi.com/