Kosova shënon këtë të shtunë 8-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës.
Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
Pikërisht, për shkak të Kushtetutës së Kosovës së pavarur, 9 Prilli është shpallur zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë. /tesheshi.com/