Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akt dorëheqjeje nga Vuçiç

    Akt dorëheqjeje nga Vuçiç

    Grekërit të trembur: Turqit prezantuan një SHOCK

    Grekërit të trembur: Turqit prezantuan një SHOCK

    Francë: ikja 100 vjeç e një komunisteje jo famëkeqe

    Francë: ikja 100 vjeç e një komunisteje jo famëkeqe

    Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

    Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

    Tensionet në veri, Vuçiç urdhëron ushtrinë për gatishmëri

    Tensionet në veri, Vuçiç urdhëron ushtrinë për gatishmëri

    Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

    Ku mund të çojë gara e armatimeve Iran-Izrael?

    Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

    Prishtina, përgjigje Uashingtonit: Zbatim ligji në veri!

    Tensionet e të premtes në veri, përgjigja të shtunën e Kurtit

    Tensionet e të premtes në veri, përgjigja të shtunën e Kurtit

    Katër vende evropiane, kundër avionëve privatë

    Katër vende evropiane, kundër avionëve privatë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kushtetuta e Kosovës 7 vjet pas miratimit, ekspertët dhe qytetarët përgënjeshtrojnë Jahjagën: ajo nuk po zbatohet në gjithë territorin

Nga te Sheshi
07/04/2015
në Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kushtetuta e Kosovës 7 vjet pas miratimit, ekspertët dhe qytetarët përgënjeshtrojnë Jahjagën: ajo nuk po zbatohet në gjithë territorin
7
SHPËRNDARJE

Nga  Donat Maloku

Kushtetuta e Kosovës edhe 7 vjet pas miratimit vazhdon të mos zbatohet në të gjithë territorin e vendit. Kjo është pika që më së shumti lë për të dëshiruar, sipas studiuesve të lëmit kushtetues.
Por, drejtuesit e institucioneve shtetërore kanë mendim të kundërt, duke thënë se kemi një Kushtetutë e cila shtrin sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës. Si është e vërteta?

Kushtetuta është devalvuar

Profesori dhe eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, i cili ka qenë edhe anëtar i komisionit për hartimin e Kushtetutës, mendon se në Kosovë ende ka probleme të mëdha në zbatim e Kushtetutës. Ai në një prononcim për portalin “Te Sheshi”, ka thënë se Kushtetuta , akti politik dhe juridik më i lartë i shtetit, do të duhej të ishte burim juridik i të gjitha akteve ligjore, e këto të  fundit të  implementoheshim me konsekuncë e devocion.

“Politika në rrathanat normale duhet të krijojë juridiken e kjo e fundit të qeverisë politikën, së paku derisa në procedurë të caktuar nuk do të ndryshohej e plotësohej!

Vlerat e postulatet e tilla plus ndarja e kontrollimi reciprok i tri pushteteve shtetërore relevante, e përcaktojnë  esencën e shtetit të së drejtës! 

Aktualisht, Kosova gjithnjë është shtet juridik por jo edhe shtet i së drejtës, ndër të tjera , ngase politika përkatësisht ekzekutivi  dominon madje komandon legjislativin madje edhe  judikaturën!

Në jo pak raste politika qeveritare cakton qëndrime të cilat nuk përkojnë me  zgjidhjet juridike aplikative madje edhe në kolizion me të njëjtat! Së andejmi rezulton se  fryma e Kushtetutes në vendin tonë gjithnje përfillet  seleksionisht e herë herë abstraktohet!

“Kushtetuta  në masën më të madhe  duhet të sendërtohet përmes implementimit të akteve ligjore në harmoni me të. Mirëpo në vendin tone,  jo rrallëherë ka akte ligjore të mangëta, të paqarta madje edhe kontradiktore me zgjidhje juridike në akte ligjore të të njëjtit Rrend Juridik dhe si të tilla problematizohen gjatë aplikimit”, ka deklaruar Smaka për portalin ‘Te Sheshi’.

Studiuesi i lëmit kushtetues, Durim Berisha, në një prononcim për portalin ‘Te Sheshi’, ka thënë se shtrirja e sovranitetit është ndër pikat e cila më së shumti lë për të dëshiruar në shtetin e ri të Kosovës.

“Nuk është më një fakt i panjohur, pasi dihet se ndonëse komunat e veriut  në të cilat shumica e banorëve vijnë nga komuniteti serb kanë pranuar të mbajnë një proces zgjedhor nën mbikëqyrjen e KQZ-së  vazhdojnë të vejnë në pikëpyetje ekzistimin e Republikës së Kosovës”.

“Fakti se ky dokument që sot e quajmë Kushtetutë, i cili në të vërtetë asnjëherë nuk i është nënshtruar miratimit përmes referendumit, nuk buron nga populli çka nënkupton se nuk është pasqyrim i vullnetit të tij. Në këtë drejtim, anashkalimi i obligimeve që burojnë prej saj janë evidente. Ky dokument është devalvuar edhe me anashkalimin e tij, sidomos me interpretimet “sui generis” që i ka bërë Gjykata Kushtetuese duke devijuar konceptet dhe parimet konstitucionale. Shkeljet e saj i hasim edhe në punën e organeve të administratës shtetërore të nivelit qendror dhe lokal. Por duke mos i lënë anash edhe Gjykatat të cilat kanë bërë që Gjykata Kushtetuese të instalohet si instancë e katërt me qëllim që të korrigjojë shkeljet kushtetuese të bëra nga to”, ka deklaruar Berisha.

Edhe qytetarët: Kushtetuta s’po zbatohet

Mendim të njëjtë me studiuesit e lëmit kushtetues kanë edhe qytetarët, të cilët thonë se Kushtetuta nuk po zbatohet si duhet në vendin tone, sidomos në veri të vendit.

Tahir Zejnullahu nga Fushë Kosova, shprehet se në Kosovë askush nuk është i kënaqur me shtetin. Sipas tij, qytetarët kanë pritur më shumë pas lufte.

“Unë si njeri i rëndomtë nuk jam i kënaqur. Kushtetuta nuk po respektohet, sidomos në veri të vendit. Kushtetuta më së shumti po shkelet nga ata që thirren në vazhdimësi se duhet të zbatohet”, tha Zejnullahu.

Ndërsa, Bahri Shala nga Prishtina ka deklaruar për portalin tonë se Kushtetuta nuk po zbatohet në përpikëri, as 50 për qind.

“Kushtetuta nuk do të zbatohet as nga qeveria e re. Dëshmia më e mire për këtë është deklarimi i vet kryeministrit Isa Mustafa i cili ditë më pare theksoi se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkelin në veri pa lejen e NATO-s. Është marre që ushtria e një shteti të shkel në të gjithë territorin e saj”, është shprehur Shala.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, ndërsa, disa e Kushtetutës në vendin tonë është 9 prilli e cila është edhe festë zyrtare në gjithë shtetin. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….
Politikë

Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

28/05/2023
Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri
Analizë

Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

28/05/2023
Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit
Reportazhe

Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit

28/05/2023
Lajme të tjera
Nga Fitim ZEKTHI: Overdoza e islamofobisë në Kosovë

Nga Fitim ZEKTHI: Overdoza e islamofobisë në Kosovë

Gjermania i përgjigjet Greqisë: çështja e dëmshpërblimeve të luftës është e mbyllur

Gjermania i përgjigjet Greqisë: çështja e dëmshpërblimeve të luftës është e mbyllur

PD, sfidë LSI-së në Gjirokastër me Kokalarajt: Ja emri i kandidatit të saj

PD, sfidë LSI-së në Gjirokastër me Kokalarajt: Ja emri i kandidatit të saj

TË FUNDIT

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

22 minuta Më parë
Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

Kurti ia qartëson BE-së “çështjen e veriut”

2 orë Më parë
Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

Tjetër zbulim arkeologjik befasues në Egjipt

6 orë Më parë
Pragsezoni: vendi ballkanik pa det, joshje nga Shqipëria

Pragsezoni: vendi ballkanik pa det, joshje nga Shqipëria

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

Lazarati “pajtohet” me Ramën: ia hap dyert….

28/05/2023
Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

Greqi: Mitsotakis në kulmin e tij, e majta do një Tsipras të ri

28/05/2023
Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit

Wadi Qana: një parajsë palestineze mes ferrit izraelit

28/05/2023
Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

Veriu pas “stuhie: ç’ndodh një ditë më pas?

27/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist