Gjykata Kushtetuese do vendosë sot nëse Koço Kokëdhima do të mbajë mandatin e deputetit apo do t’i hiqet.
Trupi gjykues u mbodh për të shqyrtuar kërkesën e Kuvendit, i cili, sipas nismës së PD-së kërkon intepretim nga Kushtetuesja.
PD akuzon Kokëdhimën se ka përfituar kontrata shtetërore ndërkohë që ka marrë mandatin e deputetit.
Avokati i Koço Kokëdhimës, Artan Hajdari ka kërkuar rrëzimin e çështjes. Hajdari është shprehur se kontratat janë lidhur para marrjes së mandatit dhe se Kokëdhima nuk zgjidhte dot kontratat sepse do të cënonte sigurinë juridike”.
Në seancën e Gjykatës Kushtetuese kanë folur edhe përfaqësuesit e deputetëve inicues të cilët kanë thënë se pas analizës së bërë, është faktuar se Koço Kokëdhima ka përfituar para nga buxheti i shtetit.
Tani trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.
/tesheshi.com/