Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë “Berisha”, durrsaku Gazmend Oketa, kritikoi protagonizmin e kryeministrit Rama, ku për çdo rast shfaqet e ai e jo kreu i Emergjencave Civile.
“Momenti që kemi një krizë të tillë dhe mos dimë se kush është drejtori i Emergjencave Civile. Të dali kudo kur ka një ministër Mbrojtje! Për çdo viktimë, për çdo emër që ndërron jetë, bën një status në rrjetet sociale”, tha Oketa cituar nga Ora Neës. Sipas tij, duket se shefi i mazhorancës po kërkon të përfitojë politikisht dhe në këtë situatë.
“Kjo e bën anormale situatën, sepse tregon qe edhe ky rast po shfrytëzohet për kredo politike”, tha Oketa.
Ndërkohë, kujtojmë se shefi i Emergjencave Civile është ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, i cili zëvëndësoi Shemsi Premçin. Ky i fundit tashmë po akuzon qeverinë që nuk i është përgjigjur shumë paralajmërimeve të tij, apo plan-masave që ka hartuar në letër gjatë kohës që drejtonte Emergjencat Civile. /tesheshi.com/