Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur zv.ministrat e Kosovës kapen pas zgjedhjeve: ja pse përplasja Hoti – Gecaj konfirmon deklarimet e KE për PDK-LDK-në

by te Sheshi
25/04/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kur zv.ministrat e Kosovës kapen pas zgjedhjeve: ja pse përplasja Hoti – Gecaj konfirmon deklarimet e KE për PDK-LDK-në

Nga Blendi Gashi

Dy partitë në pushtet PDK e LDK vazhdojnë të përplasen mes tyre nëse duhet shkuar apo jo në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Derisa disa zyrtarë të PDK-së haptas kanë shprehur dëshirën për prishjen e koalicionit, ata të LDK-së nuk po duan t’u përmendet kjo gjë duke thënë se mandati duhet çuar deri në fund.

Së fundmi,  janë përplasur edhe  dy zv.ministra që lirisht mund të thuhet se janë më të zëshmit në qeverinë “Mustafa”. Bëhet fjalë për zv. ministrin e Kulturës Rexhep Hoti dhe zv.ministrin e Pushtetit Lokal Bajram Gecaj.

E gjitha ka filluar pas një deklarate që ka bërë Hoti i PDK-së, i cili në një intervistë dhënë së fundmi për mediat kosovare ka thënë se “zgjedhjet janë të pashmangshme dhe se për këtë do të merret shpejt një vendim me partnerët e koalicionit”.

Ky qëndrim i Hotit siç duket e ka nervozuar Gecajn e LDK-së që ai dhe partia e tij nuk po duan ta prishin “martesën e zorit” me PDK-në. Përmes një statusi në Facebook, Gecaj “ia rikujton” Hotit marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

“Z. Hoti sigurisht është i vetëdijshëm se ky koalicion qeverisës ka një marrëveshje për qeverisje, dhe se partitë serioze dhe institucionaliste respektojnë marrëveshjet, posaçërisht kur vetë kanë kërkuar dhe insistuar për një të tillë. Mosrespektimi i marrëveshjeve dërgon sinjale negative dhe brengosëse për marrëveshjet në të ardhmen, dhe atë jo vetëm te partia jonë”.

Gecaj, më tej në reagimin e tij flet për “përgjegjësinë para interesave të vendit dhe qytetarëve”, derisa shton se “zgjedhjet e parakohshme më së shumti do t’i hynin në pune opozitës”. Ndërkaq, ai mohon që LDK i frikësohet zgjedhjeve duke thënë se pohimi i tillë “është sa i gabuar aq edhe paragjykues, dhe tash e sa kohë bëhet me cinizëm dhe vetëm për të dëmtuar”.

Ky reagim i Gecajt siç duket nuk ka nervozuar Hotin i cili sipas një përgjigje shkurt dhënë për portalin kosovar lajmi. net shihet se nuk e vlerëson aq kolegun e tij nga LDK.

“Respekt për mendimin e gjithkujt, por personi për të cilin po flisni (Bajram Gecaj) nuk meriton t’i jep përgjigje”, ka thënë Hoti.

Ja ç’tha KE në raportin e progresit për “martesën e zorit” PDK-LDK

Kjo përplasje mes Hotit dhe Gecajt konfirmon deklarimet e Komisionit Evropian i cili në raportin për Kosovën, bëri të qartë se nuk ka bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit.

“Bashkëpunimi i kufizuar ndërmjet ministrive të udhëhequra nga PDK-ja dhe LDK-ja e ka vështirësuar në ca raste arritjen e progresit në disa fusha kyçe të qeverisjes.Qeveria duhet t’i arrijë afatet e vendosura për disa plane pune dhe strategji me një koordinim më të mirë dhe me përmirësim të komunikimit ndërmjet partnerëve të koalicionit,” thuhet në raportin e KE-së për vitin 2015.

Andaj, duke parë këto fërkime të vazhdueshme të partnerëve që bëhen jo për (mos) punë, shtrohet pyetja; çfarë të mire mund të sjellë për qytetarët ky koalicion qeverisës nëse vazhdon të mbetet në këmbë deri në fund të mandatit kur brenda saj mungon fryma e bashkëpunimit?

Sigurisht, asgjë, përveç se kryeministri, kryekuvendari, ministrat, zv.ministrat e këshilltarët e tyre me bollëk do trashin xhepin e tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
“Vajza e Parë” në Berlin: Merkel e ftoi për të përcjellë tek Trump imazh të mirë për Gjermaninë

“Vajza e Parë” në Berlin: Merkel e ftoi për të përcjellë tek Trump imazh të mirë për Gjermaninë

Sondazhi: 48 % e kosovarëve besojnë se strukturat paralele serbe nuk janë shuar

Sondazhi: 48 % e kosovarëve besojnë se strukturat paralele serbe nuk janë shuar

Pija magjike për rënien në peshë, përdorimi jo më shumë se 4 ditë

Pija magjike për rënien në peshë, përdorimi jo më shumë se 4 ditë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni