Ylli i “Friends”, Jennifer Aniston është bërë politikisht aktive, të paktën duke gjykuar nga postimi i saj në Instagram.
Aktorja e famshme 51-vjeçare njoftoi se ajo votoi herët në zgjedhjet presidenciale të SHBA me postë dhe i dha besimin e saj kandidatit demokrat Joe Biden dhe zëvendëses Kamala Harris.
“Unë votova për ta sepse në këtë moment vendi ynë është më i ndarë se kurrë më parë,” shkroi aktorja në Instagram të premten dhe postoi dy foto të saj duke futur një fletë votimi në kutinë e saj postare.
“Aktualisht, disa burra në pushtet vendosin se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë gratë me trupat e tyre. Presidenti ynë aktual ka arritur në përfundimin se racizmi nuk është problem. Ai ka injoruar publikisht shkencën, shumë njerëz kanë vdekur. Bëhet fjalë për të ardhmen e këtij vendi dhe në të gjithë botën”, shkroi Jennifer Aniston. /tesheshi.com/