Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kur shqiptarët e Preshevës duan një spital e Serbia s’ju përgjigjet

by te Sheshi
28/10/2021
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kur shqiptarët e Preshevës duan një spital e Serbia s’ju përgjigjet

“Ndodh shpesh që pacienti të vdesë gjatë transportit për në spitalin rajonal në Vranjë”, ankohet doktor Driton Salihu, ish-drejtor i Shtëpisë së Shëndetësisë në Preshevë.

Udhëtimi prej rreth 50 kilometrash nga Presheva, një qytet në jug të Serbisë në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, deri në spitalin e Vranjës mund të zgjasë më shumë se gjysmë ore, shumë kohë në situata ku sekondat vendosin jetën ose vdekjen, të tilla si aksidente trafiku ose gjendje të rënda kronike.

Salihu deri në mars të këtij viti ishte i vetmi shqiptar në krye të një institucioni shëndetësor në Serbi dhe më pas me vendim të ministrit të linjës, Zlatibor Lonçar, ai u largua nga ajo pozitë pa asnjë shpjegim.

Gjatë qëndrimit atje, zyrtarisht disa herë i ka kërkuar ministrit, por edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministres Ana Brnabiç, që të merren me spitalin e Preshevës. Përgjigja nga Beogradi ende nuk ka arritur 400 kilometra në jug, në një komunë me 40,000 banorë, 95% e të cilëve janë shqiptarë etnikë.

“Çështja e hapjes së spitalit në Preshevë nuk është politike, siç besojnë Beogradi dhe disa qarqe politike lokale, por praktike. Shqiptarët nga Presheva, por edhe ata nga Bujanoci fqinj, do ta kishin shumë më të lehtë trajtimin nëse do të mund të komunikonin me personelin mjekësor në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, largësia nga Vranja është motivi kryesor i kërkesës sime për të patur një spital”, thekson Salihu.

Kërkesa, shton ai, nuk janë megalomane. Ai shpjegon se Preshevës i nevojiten vetëm tre reparte në të cilat do të punonin specialistë me staf përcjellës.

“Në fillim pediatria që të mos i dërgojmë fëmijët në Vranjë, siç ndodh tani, për shkak të diarresë së zakonshme, pastaj shërbimi intern dhe urgjenca”, thotë bashkëbiseduesi.

Si më interesantja nga të gjitha, ai tregon se shtetit i kërkohet vetëm leje për ndërtimin e një godine spitali dhe se ministria përkatëse ndan para për pagat e punonjësve.

“Vetëqeverisja lokale do ta siguronte tokën dhe diaspora jonë e shumtë pranoi që spitali të pajiset plotësisht”. Prandaj, shteti do të kishte investime minimale, por as që denjuan të përgjigjen”, ka mbetur i zhgënjyer Salihu.

Si shembull i një investimi të gabuar, Salihu përmend hapjen e një materniteti ambulator në Preshevë në vitin 2015. Nga gjithsej 300 foshnja që lindin mesatarisht çdo vit në Preshevë, aty kryhen vetëm rreth 40 lindje. Arsyeja është se pranë maternitetit nuk janë formuar shërbimet e nevojshme përcjellëse, anestezia dhe transfuzioni, kështu që shumica e grave nga Presheva ende vendosin të lindin në Vranjë, të vetëdijshme për komplikacionet e mundshme.

Salihu thotë se askush nuk ka insistuar që në spitalin e Preshevës të punojnë vetëm shqiptarë, por kriteri i vetëm do të jetë ekspertiza.

Rrethi i Pçinjës, me seli në Vranjë, ka 230 mijë banorë, një e treta e të cilëve janë shqiptarë. Mirëpo, përkundër kësaj, asnjë pjesëtar i këtij komuniteti nuk punon në spitalin rajonal të Vranjës.

Këtë fakt e thekson kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, kur avokon hapjen e spitalit në Preshevë, që sipas tij është një nga hapat e “decentralizimit të nevojshëm për Serbinë”, sepse siç thekson ai, centralizimi ekstrem i pushtetit rezulton natyrshëm në shpërbërje institucionale dhe shoqërore”.

“Shëndeti është një nga të drejtat themelore të njeriut, që do të thotë se Serbia duhet të sigurojë qasje në kujdes shëndetësor në kohë dhe cilësor për të gjithë qytetarët e saj, dhe shembulli i një pandemie tregon se ky nuk është rasti me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thotë Mustafa.

Sipas tij, pandemia tregoi brishtësinë e sistemit shëndetësor dhe tregoi domosdoshmërinë e ekzistimit të një spitali për qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Next Post
Duel numrash 2 në parlament

Duel numrash 2 në parlament

Me kë u irritua Braçe në parlament?

Me kë u irritua Braçe në parlament?

Shqiponja e miss-it serb, i ati: Unë, me njëqind fotografi nën flamurin çetnik!

Shqiponja e miss-it serb, i ati: Unë, me njëqind fotografi nën flamurin çetnik!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni