Sipas kreut të KQZ-së, rezultati do të dalë brenda 48 orëve. Ilirian Celibazhi tha se “KQZ ka marrë të gjithë masat që ky proces të përfundoja brenda 48 orëve për partitë dhe koalicionet, e më pas për kandidatët”.
“Sikurse kam bërë me dije, gjithë procesi i nxjerrjes së rezultatit dhe vlerësimit të tyre do të jetë i monitoruar nga KQz nga një sërë vëzhguesish, edhe nga pikëpamja teknike.
Të gjithë regjistrimet që lidhen me këtë proces do ti jepen të gjitha subjekteve pas rezultatit. Kodi zgjedhor i jep të drejtën KQZ që të bëjë verifikimin e përmbajtjeve të kutive të votimit.
Këtë moment ta përcjellim me qetësi, të gjithë e kanë kuriozitetin kush i ka fituar këto zgjedhje, por brenda 48 orëve do ta dimë se kush do t’i fitojë këto zgjedhje”, tha Celibashi.
Po rai i referohet aspektit zyrtar të rezultatit, ndërkohë që fituesi, sipas indikacioneve të votës, pritet të dallohet që mëngjesin e së hënës. /tesheshi.com/