Shkencëtari Murat Gunel dhe ekipi i tij, kanë nënshkruar një nismë që do të hapë një epokë të re në kurimin e kancerit të trurit.
Kryetari i Departamentit të Neurokirurgjisë në Universitetin Jale, Murat Gunel, në një punimin të zhvilluar me bashkëpunimin e shkencëtarëve nga Turqia dhe Gjermania, zbuloi mekanizmat që nga tumori beninj i kancerit të trurit, kthehen gjenetikisht në kancer.
Punimi shkencor në lidhje me temën, i profesor Murat Gunel, u publikua në Nature Genetics, një prej organeve mediatike më të njohura të botës së shkencës.
Gunel, bëri të ditur se zhvillimi më i rëndësishëm në kurimin e kancerit, është kuptimi se si është shfaqur kanceri dhe shtoi se tumori i trurit është lloji i kancerit më vdekjeprurës në botë.
“Tumori i trurit, mund të fillojë si një tumor beninj. Pas një kohe të gjatë kthehet në malinj dhe për fat të keq, brenda një viti shkakton edhe vdekjen e pacientit. Ne, duke bërë një studim së bashku me Turqinë dhe Gjermaninë, përcaktuam 41 pacientë. Tek këta pacientë, tumori beninj, pas një farë kohe u kthye në malinj. Ne morëm indet e të dy tumoreve dhe duke studiuar dhe zbuluar shifrat e tyre, përcaktuam ndryshimet tek ato. Kjo na tregon se si shfaqet kanceri” tha Profesor Murat Gunel./tesheshi.com/