Qeniet njerëzore bëjnë çmos që të rrezikojnë sa më pak të jetë e mundur: disa gjëra që para disa vitesh ishin normale, sot konsiderohen të paligjshme.
Merrni për shembull daljen me kaskë në kokë kur jeni me biçikletë: para disa vitesh mund t’ju merrnin për të çmendur, pasi dukej diçka aspak normale. Sot, kjo është e detyrueshme për fëmijët, e në disa raste edhe për të rriturit.
Megjithatë, sipas një studimi, kaskoja ka një efekt anësor të padëshirueshëm: inkurajon marrjen përsipër të rreziqeve më të mëdha.
Më pak fjalë, na bën më të shkujdesur ndaj rrezikut. Me sa duket, vënja e kaskës na bën të ndjehemi më të sigurtë, çka shton mundësinë e rreziqeve më të mëdha. /tesheshi.com/