Prindërit që kanë pasion të postojnë foto të bebeve të tyre në Facebook duhet të kenë kujdes. Autoritetet në Francë kanë paralajmëruar nënat dhe baballarët, që hedhin shumë fotografi të fëmijëve të tyre, se mund të përfshihen ligjërisht, në momentin kur të vegjlit e tyre të jenë rritur.
Sipas qeverisë franceze ligjet të reja mbi privatësinë e fëmijëve do të vihen në zbatim, dhe prindërit që kanë postuar foto të fëmijëve e tyre, pa lejen e këtyre të fundit, ku të vegjlit mund të “turpërohen” apo cenohen, mund të gjobiten më mijëra stërlina, por edhe të përfundojnë në burg.
Sipas ligjeve të reja, prindërit mund të përballen me një gjobë deri në 35,000 stërlina nëse do të shpallen fajtor për thyerje të të drejtave të fëmijëve të tyre. /tesheshi.com/