Keni mbushur ndonjëherë ndonjë dhëmb me të zezë apo njihni ndonjë person që e ka bërë këtë gjë?
Të paktën deri në vitet 1980, ekspertët kanë debatuar për sigurinë e mbushjeve të errëta, kjo një përzierje metalesh si argjend, bakër, nikel dhe mërkur.
Shoqata Amerikane Dentare (ADA) prej kohësh ka ndaluar së përdori këtë material për mbushje, ndaj nëse ju keni një dhëmballë të mbushur me materialin gri duhet të dini se “avulli i merkurit” apo shpërbërja e tij, mund të çojë në nivele të larta të këtij minerali në trup, por sasia është aq e pakët saqë vështirë të shoqërohet me efekte anësore si marramendje apo probleme të shëndetit mendor, tipike këto kur trupi është i helmuar me mërkur.
Sigurisht, merkuri mund të shkaktojë sëmundje, por njerëzit janë të ekspozuar ndaj sasive të vogla të merkurit gjatë gjithë kohës.
Sidoqoftë, disa kërkime janë shqetësuese
Jo të gjitha autoritetet shëndetësore besojnë se zhiva tek mbushjet dentare është e padëmshme.
Dy studime të fundit nga Tajvani kanë gjetur lidhje midis mbushjeve të mërkurit me sëmundjet e trurit, si Parkinson dhe Alzheimer.
Në studimin e lartëpërmendur, gratë e ekspozuara ndaj mbushjeve të tilla kishin 13% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen sesa ato që nuk ishin ekspozuar./tesheshi.com/