Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

    Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

    Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

    Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Kurti pranon Asocacionin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kujdes! Në internet nuk ka më hapësira të mbrojtura

Nga Te Sheshi
15/04/2019
në Reportazhe, Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
Kujdes! Në internet nuk ka më hapësira të mbrojtura

Edhe fëmijët mund të jenë mizorë. Këtë e di kush është ngacmuar e tallur në shkollë, ose kush ka fëmijë që e kanë kaluar një përvojë të tillë. Aktualisht një rast në Indonezi e ka tronditur vendin. Një 14 vjeçare, sipas informacioneve të mediave lokale është rrahur kaq keq nga 12 nxënëse të tjera më të mëdha në moshë sa u dërgua në spital. Shkas për këtë janë bërë komentet, që viktima ka postuar në Facebook.

Në Twitter ky rast shkaktoi reagime të mëdha nën hashtagun: “Justice for Audrey”.

“Përmasa e dhunës është tronditëse, por që një konflikt mes të rinjve fillon online dhe përfundon „offline” në botën reale, kjo nuk është e pazakontë”, thotë Birgit Kimmel, eksperte për pedagogjinë e fëmijëve dhe drejtuese e iniciativës së BE, „Klicksafe”. Projekti ekziston nga viti 2004 dhe synon më shumë siguri në internet. „Mobingu mund të fillojë në internet dhe të vazhdojë në jetën reale, ose e kundërta”, thotë Birgit Kimmel.

“Ky nuk është spiunim!”

Mobingu prek të rinjtë sidomos në internet, thotë Kimmel, pasi shumica e ka nga një smartphone. Viktimat nuk gjejnë qetësi as në shtëpi, sepse ngacmimet, thumbat, kërcënimet vazhdojnë në rrjet. „Nuk ka më hapësirë të mbrojtur, mund të sulmohesh 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Gati çdo lloj mobingu që fillon në shkollë, vazhdon në rrjet.” Për shkak të kësaj lidhjeje kaq të ngushtë, ekspertët nuk e bëjnë më dallimin mes mobing në internet dhe atë jashtë tij.

Në Gjermani nuk ka rregullore që prekin drejtpërdrejt ngacmimin në rrjet, por investohet shumë për parandalimin e tij. „Kemi punonjës që shkollohen për parandalimin e një fenomeni të tillë, dhe ata shkojnë në shkolla në bashkëpunim me organizata në terren”, thotë Erika Krause-Schöne, kryetare e Sindikatës Federale të Grave në Polici për Deutsche Wellen. Përpjekjet për parandalimin nuk përfshijnë vetëm fëmijët në moshën e adoleshencës por edhe ata të shkollës fillore.

„Me masat parandaluese duhet filluar shumë herët”, thotë ekspertja Kimmel. Fëmijët duhet të dinë, se çfarë ndodh në internet, dhe se është e rëndësishme që të merret ndihmë, nëse ndodh që të sulmohesh verbalisht në internet. „Ne themi, se nuk është spiunim, nëse kërkon ndihmë”, thotë Kimmer. Kjo luan një rol të madh tek fëmijët.

Në klasat më të larta është e rëndësishme, që të rinjve t’u shpjegohet se ka një dallim mes hapësirës private dhe asaj publike. Një temë me mjaft rëndësi, thotë pedagogja janë fotot intime, të cilat nuk duhet të dërgohen tek askush. Sepse nëse lidhja prishet, ato mund të „zbarkojnë” në grupin e whatsapp-it të klasës. Dhe shumë shpejt e gjithë shkolla sheh pamjet që janë shumë private, një përfytyrim i tmerrshëm për viktimat.

„Shumë e rëndësishme për viktimat është që të zhduken pamje të tilla”, thotë Kimmel. Ajo kujton një rast, kur një nxënëse kishte dërguar skena seksuale të dashurit të saj, e ky film qarkullonte mes nxënësve. Kur kjo ndodhi, personeli ka shkuar në çdo klasë dhe ka kërkuar që videoja të shuhej menjëherë nga të gjithë telefonët. Pak kohë më vonë videoja nuk u pa më. Por ende për fat të keq, thotë Kimmel, nuk ka përgjegjës për ngacmimet online në shkolla.

Prindërit shpesh të painformuar

Por jo vetëm të rinjtë duhet të informohen për ngacmimin në internet. „Mund të them nga përvoja ime, se shkollat ndërkohë informojnë drejtpërdrejt edhe prindërit”, thotë Krause-Schöne nga Sindikata e Policisë. Nevoja për informacion është e madhe. Shumë prindër nuk e njohin Snapchat dhe Instagramin, dhe nuk e dinë se çfarë postojnë fëmijët e tyre aty. Dhe instalimi i sferës private në rrjetet sociale është shpesh një kalim nëpër xhungël edhe për përdoruesit e rregullt. „Prindërit duhet të merren rregullisht me këtë temë.”

Kur prindërit e mësojnë, se vajza apo djali janë viktimë e ngacmimit në rrjet, reagimi i parë është shpesh – menjëherë në polici. Mund të bësh denoncim për fyerje, përgojim apo kërcënim, si në jetën reale. Por duhet menduar,edhe nëse kjo është rruga e duhur, thotë Kimmel. Deri sa të kryhen procedurat, kërkohen javë ose muaj. Dënimet e gjykatave janë „sanksione për keqbërësit, por nga kjo nuk kanë ndonjë përfitim të madh viktimat”, thotë ekspertja. Parandalimi në shkolla, mbështetja psikosociale që japin ekspertët, prindërit e miqtë ka për viktimat një rëndësi më të madhe. /DW/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Erdoğan, thirrje për unitet: Qytetarët tanë s’i lëmë në rrugë!
Kronikë

Erdoğan, thirrje për unitet: Qytetarët tanë s’i lëmë në rrugë!

08/02/2023
Turqi: mrekullitë që japin shpresë, dy foshnja të shpëtuara nga rrënojat
Sociale & Shoqëri

Turqi: mrekullitë që japin shpresë, dy foshnja të shpëtuara nga rrënojat

08/02/2023
Tërmeti në Turqi, fanella e vyer në ankand
Sociale & Shoqëri

Tërmeti në Turqi, fanella e vyer në ankand

08/02/2023
Lajme të tjera
E djathta në veprim, dhjetra të arrestuar nga trazirat në Danimarkë

E djathta në veprim, dhjetra të arrestuar nga trazirat në Danimarkë

Ky do jetë pasuesi i Panuçit në krye të kuqezinjve: 73 vjeç e pa famë!

Ky do jetë pasuesi i Panuçit në krye të kuqezinjve: 73 vjeç e pa famë!

Basha, një P-ia-R protestave: për një Shqipëri europiane (video)

Basha, një P-ia-R protestave: për një Shqipëri europiane (video)

TË FUNDIT

Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

5 orë Më parë
Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

5 orë Më parë
Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

8 orë Më parë
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

08/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist