Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kubë: si komunistët iu dorëzuan homoseksualitetit

Vajza e Fidel Castro-s, në luftë me Kishën Katolike për lirinë erotike

by te Sheshi
28/09/2022
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Kubë: si komunistët iu dorëzuan homoseksualitetit

Dy të tretat e kubanezëve mbështetën martesën e të njëjtit seks në referendum. Televizionet shtetërore ishin pro, Partia Komuniste… Ja pse aktivistët përparimtarë kishin ende një shije të hidhur pas kësaj reforme.

Çfarë do të thoshin Fidel Castro dhe Che Guevara? Lideri më i madh dhe revolucionari më i famshëm në botë nuk i toleroi homoseksualët. Vlerësohet se rreth 25,000 njerëz u futën në kampe pune midis viteve 1965 dhe 1968 për t’u “riedukuar” dhe “kuruar” nga homoseksualiteti, shkruan DË.

Për udhëheqësit e vjetër, homoseksualët ishin një simbol i dekadencës kapitaliste, të cilët, siç tha Kastro në 1965, “nuk mund të ishin kurrë revolucionarë të vërtetë, komunistë të vërtetë militantë”.

Por tani Kuba është bërë vendi i 34-të në botë që legalizon martesat e të njëjtit seks. Aktivistit dhe aktorit të njohur homoseksual Daniel Trijana nuk i intereson çfarë do të thoshin Fidel dhe Che. “Ata janë pjesë e një epoke që ka kaluar patjetër. Kuba ka mbyllur një kapitull të shekullit të njëzetë dhe nuk do të kthehet më”.

Rreth dy të tretat e njerëzve votuan në favor të ndryshimeve në ligjin e familjes, i cili daton që nga viti 1975. Tash e tutje, në një vend ku qytetarët nuk mund të zgjedhin president, çiftet e të njëjtit seks do të mund të martohen, birësojnë fëmijë ose të përdorin shërbimet e nënave surrogate.

Vendosen sanksione më të rrepta për dhunën specifike gjinore, forcohen të drejtat e prindërve jobiologjikë dhe gjyshërve u jepet mundësia e kujdestarisë së nipërve të tyre.

Kjo e fundit është e rëndësishme në Kubë, ku mijëra njerëz largohen çdo ditë. Shumë prej tyre janë prindër të rinj që po lënë familjet e tyre në ishullin e Karaibeve, të paktën derisa të vendosen në mjedisin e tyre të ri.

Danijel Trijana duhet të presë me padurim suksesin e tij, pasi shumëçka nisi nga ai. Në maj të vitit të kaluar, ai eci i vetëm për gjashtë kilometra nga qyteti i vjetër i Havanës deri në shtëpinë e tij – me një flamur ylber rreth qafës. Ai mori një sërë sharjesh dhe disa prindër i lanë mënjanë fëmijët e tyre, sikur Trijana të ishte e sëmurë.

“Nga njëra anë, jam i lumtur, sepse ky është një hap i madh për Kubën. Nga ana tjetër ka mbetur një shije e hidhur, sepse pushteti instrumentalizoi fushatën për reformimin e ligjit familjar për të larë imazhin e tyre”, thotë aktivisti.

“Tani autoritetet e paraqesin veten si përparimtarë, megjithëse kubanezët nuk jetojnë në liri. Dhe sikur po fshihet kujtimi i represionit të homoseksualëve në epokën kur Fidel Castro dhe Che Guevara mbanin fjalime homofobike”, shton Trijana.

Fushata u mbështet më së shumti nga Marijela Castro, vajza e ish-presidentit Raul dhe mbesa e Fidel Castros. Nga pozita e drejtueses së Qendrës për Edukim Seksual, ajo udhëhoqi betejën kundër Kishës Katolike. Media shtetërore gjithashtu e mbështeti fuqishëm reformën.

Kështu ndodhi një paradoks – shumë kubanë përparimtarë, kundërshtarë të qeverisë, votuan kundër reformës ose bojkotuan referendumin. “Në diktaturë nuk votohet”, thuhet në mesazhin e tyre në rrjetet sociale.

“Nga sot do të jemi një komb më i mirë”, tha presidenti kuban Miguel Diaz-Canel pas referendumit. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Next Post
Merkel: Putini nuk po bën bllof!

Merkel: Putini nuk po bën bllof!

Ukrainasit shkatërruan kërcënimin më të madh rus ndaj dronëve

Ukrainasit shkatërruan kërcënimin më të madh rus ndaj dronëve

Erdogan, kritikë SHBA-së për mbështetjen ndaj Greqisë

Erdogan, kritikë SHBA-së për mbështetjen ndaj Greqisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni