Edhe pse më vështirë seç pritej, Gjermania ka triumfuar ndaj Skocisë në udhëtim (3:2), deri sa vazhdon të kryesojë renditjen në grupin D, aty ku Polonia nuk pati aspak mëshirë për Gjibraltarin të cilin e tmerroi me shifrat 8:1. Irlandës i ka mjaftuar një fitore minimale ndaj Gjeorgjisë (1:0), për të hyrë në “vallen” që i mundëson pjesëmarrje në një kampionat europian. Tashmë, irlandezët gjenden në vendin e tretë duke lënë prapa Skocinë dhe duke luftuar “fyt për fyti” me Poloninë për vendin e dytë.
Në grupin F, nuk janë realizuar më shumë se tre gola në tri përmballjet e mbrëmjes së shkuar. Në vetëm një prej tyre pati fitues. Irlanda e Veriut, kryesuesja e këtij grupi nuk shkon më shumë se një barzim në shtëpi (1:1), përballë Hungarisë. Ndërkohë, Finlanda do kërkojë deri në fund mundësinë për t’u kualifikuar pas tre pikëshit të marrë në shtëpi ndaj ishujve Faraoe. Rumania dhe Greqia morën nga një pikë në ndeshjen e fundit të grupit ku që nuk shënuan asnjëherë.
Armenia i bën nder Shqipërisë, ndërsa Portugalia, Danimarkës. Kështu mund të cilësohen ndeshjet e grupit I, edhe pse situata mbetet ende e paqartë. Kombëtarja shqiptare është mposhtur në minutat e fundit të ndeshjes nga Portugalia (1:0), ndërsa Armenia ka barazuar pa gola me Danimarkën.
Tashmë, Portugalia udhëheq grupin me 15 pikë e ndjekur nga Danimarka me 12 dhe Shqipëria që ka 11. Portugalia ndeshjen e fundit e zhvillon pikërisht ndaj Danimarkës, ndërkohë Shqipëria ka edhe dy ndeshje para vetes, kundër Serbisë dhe në fund kundër Armenisë. /tesheshi.com/