Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ku pikëlidhet Macron me Ramën dhe sa ndikon vota franceze te shqiptarët?

by te Sheshi
08/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ku pikëlidhet Macron me Ramën dhe sa ndikon vota franceze te shqiptarët?

Nuk është vetëm mërzitja e qarqeve serbe dhe “zija”që pllakosur rusët pas fitores së Emanuel Macron në Francë për të kuptuar se vota ndaj djaloshit “mes së majtës dhe së djathtës” është një shenjë pozitive për Francën.

Njëherësh, janë një sërë zhvillimesh që i japin votës së 8 majit një fuqi politike pozitive për aksin euroatlantik në Ballkan.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë i pari lider botëror që ka uruar Emanuel Macron normalisht me anë të një tëitter-it në adresën e tij zyrtare.

Nga të gjithë komentatorët botërorë, mesazhi i Trump është lexuar si një shprehje e vullnetit të qartë të SHBA për të punuar me një Europë më të fortë dhe qartësisht antagoniste ndaj Vladimir Putinit, për të ndalur agresionin e tij në Europën Lindore, Ballkan por dhe Lindjen e Mesme.

Mesazhi i Trump është aq i rëndësishëm pasi rrëzon të gjithë atë frymë të përhapur prej fitores së tij se politika amerikane do të ndryshojë e se do të ketë axhendë tjetër nga ajo që kishte nisur vite më parë në gjeopolitikën botërore.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi përfshihen ndër të kërcënuarit e parë nga Kremlini, në planin e brendshëm e atë rajonal, me deklarata zyrtare por edhe me mizanskena për destabilizim.

Ministria e Jashtme ruse ka sulmuar hapur qeverinë shqiptare disa herë se gjoja po mbështet “Shqipërinë e Madhe”, duke iu referuar Platformës Shqiptare në Maqedoni.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Nikos Kotzias, ministri i Jashtëm grek, i cili njihet si mik i ngushtë i Aleksandër Duginit, këshilltarit apo “rasputinit” të Vladimir Putinit që kërkon instalimin e situatës së kohës së Traktatit të Shën-Stefanit në Ballkan.

Me fitoren e Macron-it, siç e thekson në mënyrë të qartë edhe Sputnik-u rus, në Ballkan do të vijojë strategjia e nisur nga kancelarja Angela Merkel për të integruar rajonin në Bashkimin Europian.

Zonja Merkel ka tashmë një aleat të sigurtë dhe të fuqishëm në lojë. Kjo sepse Macron fitoi zgjedhjet duke pasur si linjë të qartë dhe të fortë Europën dhe një BE të fortë.

Tashmë kjo linjë ka mbështetjen e dy vendeve bazike dhe më të mëdha të Bashkimit Europian, Gjermaninë dhe Francën.

Pritet që kjo frymë të përhapet kudo në kontinent, teksa dhe Holanda e dha para pak kohësh, edhe pse jo në marzhe kaq të mëdha.

Po le të vijmë te Shqipëria.

Bashkimi Europian mbështet kursin e ndjekur nga qeveria shqiptare për të pastruar drejtësinë nga korrupsioni duke instaluar një gjyqësor të ri që do të nisë dhe pastrimin e politikës.

Ky operacion u bllokua me stopimin e vettingut dhe solli bojkotin e PD-së nga zgjedhjet e 18 qershorit. Por BE dhe SHBA e kanë bërë shumë të qartë që zgjedhjet do të njihen edhe pa PD-në. E ka deklaruar literalisht ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja gjermane, Susane Shultz.

Tani pritet të flasë edhe ambasadori francez, vendi i të cilit ishte në zgjedhje dhe natyrisht nuk ka dashur të komplikojë situatën.

Sakaq, Franca e Makron-it, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e kabinetit të Françoise Holland e(si Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës dhe ministër i Ekonomisë), para pak kohësh i akordoi kryeministrit shqiptar Edi Rama medaljen më të rëndësishme të vendit të tij, atë të Komandantit të Legjionit të Nderit.

Dhe kjo irritoi jo pak qarqe politike në vend dhe rajon, duke e krahasuar edhe si çmim për ekstradimin në Serbi të Ramush Haradinajt.

Por Ramushi u lirua në mënyrë të pastër, natyrisht nga Ggjykata, por me një memo të Ministrisë së Drejtësisë Franceze që refuzonte dërgimin në Serbi dhe kjo u bë në mes të fushatës zgjedhore, ndonëse pas raundit të parë, në mënyrë që të mos keqpërdorej për fushatë.

Në një farë mënyrë edhe Haradinaj ishte pjesë apo peng i një lufte të qarqeve ekstremiste të Marine le Pen, e cila pasi mori para me shumicë nga bankat ruse, ngriti në qiell Vladimir Putinin, serbët dhe premtoi se do t’ja kthente Kosovën Beogradit.

Njerëz pranë opozitës, prej atyre që japin qëndrimin në rrjetet zyrtare bënë të ditur se Europa është në krizë dhe po shkon drejt degradimit, ndaj dhe po avancojnë formacione të reja antiestablishment si Le Pen etj.

Por po ta analizosh më thellë, ajo që u ngrit në Francë dhe po bëhej modë kudo kishte dhe në Shqipëri gjurmët e saj.

Ajo që Emanuel Macron deklaronte një vit më parë se është “as i majtë e as i djathtë”, Edi Rama e shpallte që në 2009-n “përtej së majtës dhe së djathtës”, një rrugë që shumëkush e shikonte si injorancë politike dhe një mungesë identiteti. Por që sot është më në modë se kurrë.

Ndërkaq, Lulzim Basha, kur shpalli MAGA-n shqiptare në gazetën RD dhe “Republikën e Re” në çadër pas 18 shkurtit, nisi një zhargon të ri poltik me fjalët “prapanicë” e “bullshit” si për të imituar kolegët e Le Pen-it e Beppe Grillo-s.

Dhe në një Shqipëri që shkon në zgjedhje me një handikap të madh siç është bojkoti i PD-së, mesazhi që vjen nga Franca shpresohet që të ndikojë në rikthimin e arsyes dhe braktisjes së përlasjeve politike. Mbrëmë, sytë dhe veshët nga Frabnca i ka patur dhe një pjesë jo e vogël e saj, e që do të thotë se dhe ka patur gjithashtu të gëzuar e të dëshpëruar, me fitoren e Macron-it e humbjen e Le Pen-it. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Demarkacioni blindon Prishtinën, policia: jemi gati për ruajtjen e rendit (Foto)

Demarkacioni blindon Prishtinën, policia: jemi gati për ruajtjen e rendit (Foto)

Këto janë objektet shtëpiake që na sëmurin çdo ditë

Këto janë objektet shtëpiake që na sëmurin çdo ditë

Entuziazmi për fitoren e Macron-it përfshin dhe Xhaminë e Madhe të Parisit

Entuziazmi për fitoren e Macron-it përfshin dhe Xhaminë e Madhe të Parisit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni